Sisteme ERP të dedikuara drejt ecurisë së biznesit
Zgjidhje financiare dhe kontabël
Suport teknik dhe shërbim i shpejtë remote ose në terren
Konsulencë teknike nga ekspertë të fushës
Zhvillim platforma Cloud sipas modelit SaaS
Zhvillim aplikacionesh desktop, web dhe mobile
Fiskalizim të faturave dhe transaksioneve në kohë reale
Mirëmbajtje dhe suport sipas nevojave të biznesit tuaj
Infosoft Software Developer
ISD është themeluar në Qershor të vitit 1991, duke e bërë atë kompaninë e parë private teknologjike në Shqipëri e cila operon në fushën e Informatikës-Financiare dhe Shërbimeve IT.
ISD zotëron një eksperiencë dhe ekspertizë prej më shum ë se 32 vitesh, duke ofruar shërbime IT, aplikacione dhe sisteme ERP të integruara për financë, kontabilitet, shitje, blerje, distribucion, logjistikë, inventarizim, magazinim, buxhetim, organizim të burimeve njerëzore dhe administrim të aseteve për biznese private dhe institucione publike.
Në këto 32 vjet, ISD vazhdimisht ka adaptuar teknika moderne që ofrojnë zgjidhje të shpejta dhe efektive përmes analizës, dizejnimit, implementimit, testimit, instalimit dhe mirëmbjatjes sipas standardeve ndërkombëtare. Gjithashtu kompania jonë është e akredituar nga çertifikimet ISO / IT Mark / CMMI.
Infosoft Software Developer, një emër i besuar i cili ka bërë historinë në zhvillimin e softwareve në Shqipëri, ofron zgjidhje financiare për çdo profil biznesi apo entiteti publik, duke garantuar cilësi të lartë, dorëzim në kohë si dhe kosto efektive në bazë të kërkesave dhe të specifikimeve të klientëve.
Gjatë këtyre viteve ISD ka fituar eksperiencë dhe përshtatur praktikat më të mira të cilat çojnë në realizimin e suksesshëm të projekteve dhe lejojnë ofrimin e zgjidhjeve përtej pritshmërisë të klientëve, të tilla si analiza, dizajni, zbatimi, testimi, instalimi dhe mirëmbajtja e duhur.
Avantazhet që programet tona mundësojnë janë efiçenca e lartë, kursimi i kohës, reduktimi i kostove dhe menaxhimi më i shpejtë i punës.
Infosoft Software Developer ofron aplikacione Desktop, Web, dhe Mobile të realizuara me teknologji moderne duke dhënë zgjidhje të automatizuara, inteligjente dhe multifunksionale.
Me ekspertizë dhe njohuri të thellë në fushën e zhvillimit dhe programimit, ISD u shërben klientëve në mënyrë efektive për të plotësuar kërkesat dhe nevojat e veprimtarisë së tyre.
Me dekada eksperiencë në tregun Shqiptar, sot ISD numëron mijëra biznese të mëdha dhe të vogla si dyqane, markete, supermarkete, restorante, kompani prodhimi, distribucioni, zyra kontabiliteti etj, të cilët kanë zgjedhur programet dhe aplikacionet tona.
Software as a Service (SaaS)
Kompania jonë ofron software sipas modelit SaaS. Ju mund të përdorni programet që ne ofrojmë për periudhën kohore që ju nevojitet, duke u abonuar për aksesin e tyre pa patur nevojë te blini të gjithë produktin.
Hosting
ISD ju mundëson serverat e saj me të cilët ofron ruajtjen e të dhënave dhe akses online të aplikacioneve tuaja. Me këtë shërbim ju thjesht hapni browserin, logoheni dhe vazhdoni të përdorni aplikacionin tuaj.
ISD krijon aplikacione të përshtatshme dhe të personalizuara për çdo kompani, nëpërmjet një studimi të detajuar përpara ndërtimit dhe implementimit të aplikacionit. Pjesë e këtij proçesi është konsulenca dhe asistenca e vazhdueshme për përmirësime të mundshme të software-it të dorëzuar. Ne sigurohemi që çdo aplikacion që ndërtojmë të miratohet nga subjekti porositës dhe të përmbajë saktësisht funksionalitet që atij i nevojiten.
Gjithashtu ISD ofron trajnues me eksperiencë dhe suport për mirëmbajtjen e çdo software-i që ndërtojmë.
T'ju vijmë në ndihmë bizneseve dhe kompanive duke mundësuar modernizimin, dixhitalizimin dhe automatizimin e veprimtarisë së tyre, me profesionalizëm dhe pasion.
Integritet
Besueshmëri
Saktësi
Përgjegjësi
Bashkëpunim
Pasion
Disa nga Klientët e ISD
Sektori Privat
Sektori Publik
Histori zhvillimesh në ISD
Versionet e programit Financa5 zhvilluar në Ms-Dos
Financa
1991-1993
Financa 1.01
1993
Financa 2
1994
Financa 3.0
1995
Financa 4.0
1996
Financa Nt (Windows)
2001-2003
Financa POS (Pike shitje version Access)
2005
Financa5
2008
Financa5 Enterprise
2018
Financa5 me Fiskalizim (Enterprise dhe Standart)
2020-2021
Biznes - Sistemi Financiar i përdorur nga organet Tatimore në të gjithë vendin. Program i implementuar në të gjithë degët tatimore të Shqipërisë, për kontrollin e subjekteve dhe tatim paguesve nga organi Tatimor.
Biznes 1.0
1993
Biznes 2.0
1996
Biznes version Millenium
2000
Biznes 3.0
2001
Program për regjistrimin e Kasave të tatim-paguesve
Kase 1.0
1995
Program për konvertimet e monedhave për kompani exchange
Exchange 1.0
2000
Exchange 2.0
2012
Program për menaxhimin e pagave dhe burimeve njerëzore
Payroll 1.0 (Ms-Dos)
1996
Payroll 2.0 (Windows)
2000
Payroll 3.0
2016
Payroll 4.0
2018
Program për shitjet Online të siguracioneve
Program per shitjen e siguracioneve tek kompanite e sigurimeve
2005
Program per shitjen e siguracioneve
2018
Program për ndjekje të plotë të aktivitetit të njësive Bar ose Restorant
Program Bar - Restorant
2008
Program për ndjekje të plotë të aktivitetit të çdo njesie tregtare dyqane, supermarket, njësi tregtare etj. me aktivitet shitje direkt tek klienti
Program POS (Pikë Shitje)
2009
Sistemi MobSys
2012
Aplikacioni Servis
2016
Aplikacioni Distribucion (Mobile Systems)
2016
Aplikacioni per Magazinat - Logjistikë
2019
Zhvillime të programeve të ISD sipas ndryshimeve të planit Shtetëror.
Ndryshimi i Planit Kontabël nga ministria e Financave
1993
Prezantimi i sistemit TVSH (Në vend të Tatim Qarkullimit)
1996
Implementimi i sistemit të Fiskalizimit nga qeveria