Financa5 Enterprise

Sistem ERP i dedikuar për ndjekjen në kohë reale të aktivitetit financiar, kontabël, menaxherial etj, për kompani me natyrë të ndryshme aktiviteti. Sistemi konsolidon ndërtimin dhe organizimin e të dhënave në proçeset bazë të biznesit duke përfshirë inventarët, shitje, blerje, prodhim, raportime etj. Financa5 Enterprise ofron konfigurime dhe automatizime të shumta, të shpejta, të thjeshta, si dhe kontroll të plotë në nivel përdorimi dhe drejtimi.

Fatura të fiskalizuara me Financa5 për vitin 2022

Sistemi ERP i parë në Shqipëri

Financa5 Enterprise është një sistem ERP për administrimin e të dhënave financiare, kontabël, dhe menaxheriale për kompanitë private ose entitetet shtetërore Shqiptare apo të huaja.
Sistemi informatik jep zgjidhje të plota për një gamë të gjërë biznesesh me natyrë të ndryshme aktiviteti. Financa5 është e pasuruar me funksione automatike, konfigurime të detajuara si dhe forma kontrolli e raportimi në të gjithë aktivitetin e biznesit. Sistemi mundëson operacione pune nga operator i zakonshëm deri tek nivele të larta menaxhimi dhe drejtimi.
Nëpërmjet Financa5 Enterprise bizneset përfitojnë:
Përmirësim të veprimeve financiare dhe zvogëlim të riskut financiar.
Organizim të strukturës menaxheriale dhe reduktim të kostove të tepërta.
Automatizim të aktivitetit të biznesit dhe shtim të fitimprurjes.
Plotësim i dokumentave të kërkuara nga legjislacioni aktual dhe përditësim i vazhdueshëm i tyre.
Organizim të biznesit nëpërmjet shkallëzimit të roleve në kompani nga operator i zakonshëm deri tek nivele të larta drejtimi.
Raportim dhe statistika në çdo aspekt të aktivitetit financiar, kontabël, menaxherial, inventar, shitës, blerës, burimeve njerëzore etj.
Shfrytëzim të aseteve dhe burimeve të kompanisë në mënyrë efikase dhe të shpejtë.
Vendimmarrje e informuar në bazë të gjendjes në kohë reale të biznesit tuaj.

Një platformë për çdo Zgjidhje Financiare

Financa5 Enterprise evoluon në mënyrë të vazhdueshme sipas ndryshimeve të
legjislacionit në fuqi dhe rifreskohet në funksion të ndryshimeve të SKK dhe SNK.

Fiskalizim në kohë reale


Financa5 ofron fiskalizim të menjëhershëm, raportim dhe kontroll
mbi të gjitha dokumentat dhe veprimet fiskale. Sistemi është mjaft i pasur me funksione dhe konfigurime që ndihmojnë në zgjidhje të plota pa pasur nevojë për ndihmën e platformave të tjera.
Fatura Shitje
Fatura Blerje (Autofatura)
Fatura Shoqërimi
Fatura Korrigjuese
Inicializim të veprimeve cash
Ndërtim i dokumentave me elementë fiskale për tipe të dokumentave, mënyra pagese, klasa tvsh, periudhë aplikimi Tvsh etj.
Saktësim i llojit të dokumentit si autongarkesë, shitje vetes, marrëveshje mes palëve, shërbim nga jashtë etj.
Deklarimi në sistem i të gjitha referencave fiskale si njësitë e biznesit, pajisjet fiskale, operatorëve fiskale etj.
Ditare për fiskalizimet e dokumentave (Kontroll mbi të gjithë dokumentat e fiskalizuara nëpërmjet programit).
Mundësi fiskalizimi në grup të faturave të shitjes, si edhe dhënie statusi në grup të faturave të blerjes e-invoice.
Printime modele faturash të personalizuara pajisur me kodin QR.

Modulet të Financa5 Enterprise ofrojnë kontroll
të plotë mbi funksionet kryesore të çdo biznesi

Libri Madh

  • Kontabilizimi i veprimeve standarde sistemuese duke përfshirë amortizim, paga, tatim fitimi, TVSH etj.

  • Mbyllje të ardhurave dhe shpenzimeve

  • Rivlerësimi i valutës

  • Raporte financiare analitike dhe sintetike, format Pivot, horizontal dhe grafik

  • Pasqyra financiare të raportimit fiskal (Bilanc, Fitim-Humbje, Cashflow)

Arka & Banka

  • Lehtësi në kontabilizimin e veprimeve të Arkës dhe Bankës

  • Kontabilizimi i likuidimit të shpenzimeve përmes arkë/bankë dhe arkëtimit të të ardhurave

  • Lehtësi në dhënien e informacionit nëpërmjet lidhjes së arkëtim/pagesave me faturat e shitjeve/blerjeve

  • Automatizim i pagesave/likuidimit në grup të faturave analitike

  • Mundësi përdorimi në nivel operues dhe menaxherial

Shitje

  • Kontabilizimi i faturave të shitjes me artikuj, me shërbime, me llogari si të ardhura (përmes opsionit shërbime të personalizuara), kthimet e mallit, eksportet, faturat e kombinuara (artikuj dhe të ardhura)

  • Subjektet përmes kartelës së klientit mund të përcaktojnë termat e likuidimit të faturave, skontot e klientëve, afatet e likuidimit si dhe termat e kontratës me klientët

  • Gamë e gjerë raportesh dinamike në pasqyrim detyrimi analitik/sintetik, palët e treta, ambalazhet dhe promocionet

  • Libri i Shitjes reflekton në kohë reale veprimet e kontabilizuara tek faturat e shitjes

Blerje

  • Kontabilizimi i faturave të blerjes me artikuj, me shërbime, me llogari si shpenzime (përmes opsionit shërbime të personalizuara), kthimet e mallit, importet, faturat e kombinuara (artikuj dhe shpenzime)

  • Subjektet përmes kartelës së furnitorit mund të përcaktojnë termat e likuidimit të faturave,afatet e likuidimit si dhe termat e kontratës me furnitorët

  • Raporte bazë në ndjekje detyrimesh me furnitorët dhe raporte menaxheriale për artikujt e blerjes

  • Libri i Blerjes reflekton në kohë reale veprimet e kontabilizuara tek faturat e blerjes

Inventar

  • Regjistrim dhe menaxhim të lëvizjeve të brendshme nëpërmjet Fletë-Hyrje dhe Fletë-Dalje të magazinave

  • Transferim të artikujve nga një fazë prodhimi tek faza pasuese

  • Kontroll mbi rezultatet e veprimeve të brendshme nëpërmjet raporteve të Inventarit. duke përfshirë Kartelë Magazine, Gjendje Inventari, Verifikues, Ditë Vonese, Stoku, etj.

Asete

  • Ndjekja e aktiveve në nivel financiar dhe menaxherial

  • Mbajtja e listave analitike të aktiveve, shoqëruar me historikun e veprimeve dhe deri te proçesi i amortizimit automatik nga sistemi

  • Në nivelin menaxherial, moduli ka dy nivele përgjegjësie: atë të përdoruesit dhe të vendndodhjes

  • Këto opsione mbështeten me raportet përkatëse analitike dhe sipas kategorive përmbledhëse

Pse Financa5 Enterprise

Trajnim & Asistencë

ISD ju vjen në ndihmë duke ofruar shërbime për instalimin, konfigurimin, trajnimin në vend dhe suport në vazhdimësi online apo onsite sipas nevojës.

Shtoni kapacitetin e moduleve tuaja

Financa5 Enterpriseofron mundësi të integrimit me programet e mëposhtme:

Mobile Systems

Sistem qendror për menaxhimin dhe monitorimin në kohë reale të proçesit të punës nga aplikacionet në mobile dhe ato në palmar.

Distribucion

Program shitjesh dhe menaxhimi për distribucion, shpërndarje në terren, shitje me shumicë, veprime të parashitjes, logjistikë dhe shërbimin e klientit në vend.

StoreApp

Program në palmar për menaxhimin dhe inventarizimin e artikujve të aktivitetit tuaj, skanimin e barkodeve dhe printimin e etiketave.

POS

Program për menaxhimin e plotë të proçesit të shitjes për dyqane, markete, supermarkete apo të çdo njësie tjetër tregtare.

Bar & Restaurant

Program i avancuar shitjesh i zhvilluar për bar, kafe, restorant dhe çdo biznes tjetër i ngjashëm.

Bar Manager

Aplikacion mobile për menaxherët e barit apo restorantit tuaj. Ofron monitorimin në kohë reale të aktivitetit të shitjes dhe gjenerimin e raporteve të ndryshme.

Payroll

Program për menaxhimin e detajuar të Borderosë dhe të dhënave për Burimet Njerëzore. I pajisur me shumë funksione dhe i përshtatshëm sipas karakteristikave të biznesit tuaj.

WebPOS

Zgjidhje në web dhe mobile për realizimin e shitjes online të produkteve dhe shërbimeve. Ndërtuar posaçërisht për bizneset që kryejnë aktivitet shitje me pakicë.