

Mobile Systems
Sistem qendror për menaxhimin dhe monitorimin në kohë reale të proçesit të punës nga aplikacionet në mobile dhe ato në palmar. I zhvilluar për programet e distribucionit, shitjes me shumicë, shpërndarjes në terren etj.
Program në desktop, me funksion menaxhimi dhe kontrolli të veprimeve të shitjes dhe operacioneve në terren. Çertifikuar për fiskalizim.
Mundësi integrimi dhe sinkronizimi me sisteme financiare si Financa5 dhe me aplikacionet mobile si Distribucion, StoreApp etj.
Monitorim i operacioneve të kryera nga agjentët, krijimi i planit të shitjes dhe të vizitave. Gjenerimi i raporteve të ndryshme sipas aktivitetit.
Akses mbi faturat, artikujt, çmimet dhe klientët. Kontroll dhe të drejta në çdo magazinë për gjendjen e artikujve, kryerjen e transfertave etj.
Automatizim i Proçesit të Punës
Zgjidhje për menaxhimin e agjentëve dhe
raportimin në kohë reale të aktivitetit të shitjes.
Mobile Systems ose ndryshe MS është program i cili ofron monitorimin e proçesit të punës për çdo agjent si dhe administrim të plotë mbi ciklin e shitjeve.
Përmban module për shtimin dhe menaxhimin e faturave të shitjes, blerjes, porosi, oferta, magazina, transferta, regjistrim të klientëve etj. Çdo përdorues i programit ka të drejta dhe akses mbi artikujt, sasitë, cmimet dhe klientët.
Menaxhim i agjentëve në terren
Gjenerim fature/porosi/oferta/pagesa
Raporte mbi aktivitetin e agjentëve
Regjistrim të klientëve
Veprime në çdo magazinë