Distribucion

Program shitjesh dhe menaxhimi për distribucion, shpërndarje në terren, shitje me shumicë, veprime të parashitjes, logjistikë dhe shërbimin e klientit në vend. Zhvilluar si aplikacion mobile dhe i integruar me programin e tij qendror në desktop.
I çertifikuar për fiskalizim dhe integruar me programe të tjera

Fiskalizim të faturave dhe transaksioneve në kohë reale. Mundësi integrimi me Financa5 dhe MS, programin qendror në desktop, i cili shërben për administrimin e plotë të ciklit të shitjes.

Shërbim i shpejtë për klientët në terren

Menaxhim i rrjetit të transportit bazuar tek porositë e klientëve, shpërndarje të mallrave dhe monitorim të levizjes së tyre në terren. Gjurmim GPS për ndjekjen e agjentëve.

Kontroll i plotë mbi ciklin e shitjes

Krijim të dokumentave si fatura shitje, fatura blerje, porosi, oferta etj, kontroll i plotë, planifikim dhe monitorim i operacioneve të kryera nga agjentët.

Mirëmbajtje të magazinave sipas porosive

Kategorizim për artikuj, çmime dhe departamente. Kontroll mbi gjendjen e artikujve në çdo magazinë. Ndërtim të rrjetit të agjentit për të menaxhuar klientët e tij dhe planifikimi i axhendës ditore.

Shitje dhe Logjistikë

Zgjidhje për automatizimin e operacioneve në terren,

monitorimin e mallit dhe menaxhimin e agjentëve.

Programi Distribucion është i çertifikuar për fiskalizim duke mundësuar fiskalizimin automatik dhe në kohë reale të shitjeve. Përmban module për krijimin dhe përpilimin e faturave të shitjes, blerjes, porosi, oferta, transferta etj. Është e nevojshme pajisja me një printer termik portativ për të bërë të mundur printimin e çdo dokumenti.
Faturat dhe porositë mund të personalizohen me logo dhe të dhëna, të pajisen me sistem numërimi, pranojnë multivalutë, përfshijnë ulje çmimesh dhe taksa.
Programi është i integruar dhe i sinkronizuar me programin qendror MS dhe me sistemin financiar Financa5, në menyrë të tillë që të aksesohen artikujt, cmimet, barkodet, klientët, gjendja dhe çdo aset tjetër i nevojshëm. Çdo faturë apo veprim i kryer nga aplikacion i Distribucionit reflektohet automatikisht në programin qendror në desktop.

  • Gjenerim dhe printim i faturës së fiskalizuar
  • Transferimi i artikujve nëpër magazina të ndryshme
  • Akses ndryshimi mbi sasinë dhe cmimin në faturë
  • Shfaqje të listës së produkteve dhe klientëve. Mundësi për shtim, modifikimi dhe fshirje
  • Shfaqje të historikut të faturave/porosive dhe filtrim në bazë artikujsh dhe klientësh
  • Çdo faturë mund të krijohet duke zgjedhur artikullin, klientin apo furnitorin në listat e tyre përkatëse në program
  • Numër të palimituar agjentësh
  • Të drejta aksesi dhe konfigurime
  • Profil të secilit agjent
  • Mundësi për kryerjen dhe printimin e faturave
  • Dashboard për çdo agjent - Shfaqja e dokumentave të kryera
  • Gjurmim GPS për ndjekjen në çdo moment
  • Monitorim i proçesit të punës - matje e detyrave dhe vlerësim kohor
  • Plan i vizitave/takimeve - Planifikim i ndërveprimit me klientin
  • Menaxhim i territorit - Monitorim dhe vlerësim të numrit të klientëve aktivë dhe total.
  • Raporte të agjentëve (aktivitet, shitje)
Regjistrim dhe menaxhim i informacionit të detajuar mbi klientin. Përdoruesi i programit mund të shohë, të përpunojë dhe krijojë informacion:

  • NIPT, Adresë, Kontakte, etj.
  • Analitikë të xhiros
  • Faturimet sipas klientëve
  • Shënime automatike
  • Mandat arkëtimi lidhur me faturimet
  • Raporte mbi veprimet e kryera me klientët
  • Kategori artikujsh
  • Gjëndje stoku
  • Informacion i detajuar mbi çdo artikull
  • Detajim i produkteve promocionale
  • Nivel kontrolli për çmim minimal dhe maksimal të lejuar
  • Mundësi aktivizimi nivele të ndryshme paketimi / njësie
  • Ofertë të automatizuar
  • Kontroll mbi detyrim klienti: Limit kreditimi
  • Kontroll mbi detyrim klienti: Fatura të maturuara
  • Raporte të ndryshme të aktivitetit sipas agjentëve. Leads sipas stadeve (sales pipeline dhe sales funnel).
  • Menaxhim dhe Raporte të shitjes
  • Raporte sipas zonës
  • Raporte sipas produkteve, kategorive dhe klientëve
  • Detajim mbi xhiron
  • Filtrime - top 10 klientët
  • Filtrime - top 10 produktet sipas vlerës
  • Filtrime - top 10 produktet sipas sasisë

Pajisje të sugjeruara

Trajnim & Asistencë

ISD ju vjen në ndihmë duke ofruar shërbime për instalimin, konfigurimin, trajnimin në vend dhe suport në vazhdimësi online apo onsite sipas nevojës.

Shtoni kapacitetin e moduleve tuaja

Distribucionofron mundësi të integrimit me programet e mëposhtme:

Financa5 Enterprise

Sistem ERP i dedikuar për ndjekjen në kohë reale të aktivitetit financiar, kontabël dhe menaxherial për kompani me natyrë të ndryshme aktiviteti.

Mobile Systems

Sistem qendror për menaxhimin dhe monitorimin në kohë reale të proçesit të punës nga aplikacionet në mobile dhe ato në palmar.