Point of Sale F5

Program për menaxhimin e plotë të proçesit të shitjes për dyqane, markete, supermarkete apo të çdo njësie tjetër tregtare. Zhvilluar për bizneset me aktivitet shitje me pakicë ose shumicë.
Program shitjesh POS i çertifikuar për fiskalizim. I pajisur me module për krijimin dhe menaxhimin e faturave. Kontroll i plotë mbi proçesin e shitjes.
Përpilim fatura shitje dhe blerje me metoda të ndryshme pagese, shtim dhe skanim artikujsh, krijim të ofertave, bonuse dhe aplikim të kartës së klientit.
Integrim me sisteme financiare si Financa5 për aksesimin e artikujve, gjendjes, barkodeve, cmimeve etj. Mundësi për lidhje me pajisje dhe ekrane moderne.
Azhornim në kohë reale të artikujve, faturave, xhiros, furnizimeve, porosive të klientit etj. Arshivim automatik të të dhënave.

Zgjidhje për çdo Pikë Shitje

Menaxhim të faturave dhe shërbimeve për

dyqane të pakicës apo shumicës, markete, supermarkete.

POS F5 realizon shitjet e aktivitetit për dyqane, markete, supermarkete dhe çdo pikë shitje tjetër me pakicë apo shumicë.
Programi është i strukturuar në mënyrë të tillë që të lidhet me pajisje moderne si peshore, skaner, ekran dhe gjithashtu të mund të integrohet me sistemet financiare si Financa5. Nëpërmjet integrimit, nga sistemi financiar aksesohen artikujt, cmimet, klientët dhe çdo aset tjetër i nevojshëm.
Me anë të programit, jepet mundësia e krijimit të faturave të fiskalizuara, menaxhimi i shitjeve dhe i personelit nëpërmjet gjenerimit të xhiros dhe raporteve të ndryshme. Çdo përdorues ka kontroll të plotë mbi artikujt, cmimet dhe faturat.
POS F5 ju ofron mundësinë të krijoni preventivë realë, t’i ruani dhe t’i faturoni në kohën e zgjedhur nga klienti.
Mundësi faturimi në klientë të identifikuar si dhe klientë cash të zakonshëm. Realizon diferencimin sipas grupeve të çmimeve dhe të klientëve të identifikuar.
Programi ofron siguri maksimale për proçesin e shitjes edhe kur ndodh shkëputje rrjeti, transaksionet kryhen dhe sinkronizohen me rilidhjen e tij.

  • Realizim shitjeje
  • Sinkronizim dhe azhornim
  • Proformë ofertë klienti
  • Administrim garanci produkti
  • Gjenerim fature dhe kuponi tatimor
  • Fiskalizim në kohë reale
POS F5 krijon dhe menaxhon strategjitë e kartës së klientit duke lejuar klientin të marrë pjesë në planet tuaja të ofertave dhe bonuseve mbi vlerën. Azhornim i kartës ndodh në kohë reale.
Porgrami ju lejon të regjistroni të dhëna mbi klientin dhe sipas blerjeve të tij në sistem ti ofroni ulje dhe pikë shpërblimi. Informacioni mbi klientin mund të aksesohet në çdo moment.
POS F5 ju ndihmon të rritni shitjet duke njohur më mirë klientët tuaj dhe lidhjen me ta.

  • Aplikim kartë klienti
  • Listë çmime me zbritje
  • Oferta dhe bonuse
  • Pikë shpërblimi
  • Menaxhim i marketingut
  • Regjistrim të dhënash mbi klientin
Analizim të të dhënave dhe nxjerrja e informacionit mbi shitjet totale, krahasime ditore, artikujt që gjenerojnë më shumë fitim, produktet më të preferuara dhe raporte specifike mbi xhirot.
Kërkim praktik në të gjitha fushat kryesore të produktit. Mundësi afishimi në bazë barkodi, gjendje magazine, datë skadence, etj.
Programi ju mundëson të mblidhni të dhëna për kohë specifike, trende blerjeje dhe cilët janë klientët tuaj kryesorë.

  • Numër i palimituar përdoruesish
  • Gjenerim dhe printim i faturës së fiskalizuar
  • Kërkim global
  • Mundësi likuidimi me metoda pagese cash, bank etj.
  • Gjenerim i xhiros/raporte specifike
  • Azhornim në kohë reale

Pajisje të sugjeruara

Trajnim & Asistencë

ISD ju vjen në ndihmë duke ofruar shërbime për instalimin, konfigurimin, trajnimin në vend dhe suport në vazhdimësi online apo onsite sipas nevojës.

Shtoni kapacitetin e moduleve tuaja

POSofron mundësi të integrimit me programet e mëposhtme:

Financa5 Enterprise

Sistem ERP i dedikuar për ndjekjen në kohë reale të aktivitetit financiar, kontabël dhe menaxherial për kompani me natyrë të ndryshme aktiviteti.