Platformë eCommerce B2B për menaxhimin online të porosive nga agjentë shitje dhe klientë nëpërmjet teknologjive web dhe mobile.
E-Commerce Fleksible dhe Multifunksionale
Prezantim i produkteve në mënyrë efikase, përshkrim i detajuar, imazhe përkatëse
dhe pranim të porosive në mënyrë të saktë dhe të thjeshtë.
Pamje në kohë reale mbi gjendjen e produkteve dhe në mënyrë të shpejtë mund të merret informacion mbi karakteristikat e tyre dhe nëse produkti ndodhet në stok. Produktet janë të listuara dhe lehtësisht të gjendshëm në kërkim të avancuar me modalitete të ndryshme: me Kod, Barkod, Çmim, Përshkrim dhe Grup produktesh.
Lista çmimesh:
Lista çmimesh në bazë të klientëve dhe në përshtatje me nevojat e biznesit. Modifikim të produkteve specifike nga ofetat promocionale. Vendosje minimumi/maksimumi për produktet.
Shporta jep informacion të përmbledhur për produktet e përzgjedhura nga Agjenti/Klienti: Sasinë, Çmimet, totalin e Shportës.
Është tepër fleksibël për të shtuar e larguar produkte në sasi dhe lloj, gjithashtu ofron një pamje të situatës kontabile gjatë dhe në fund të shtimit/largimit të produkteve dhe sasive. Modifikimi në shportë është tepër praktik: direkt nga lista e produkteve ose nga çdo produkt i veçantë. Menaxhimi i disa shportave njëkohësisht nga ana e agjentëve.
Njoftim me email për ndryshimin e statusit të porosisë duke mundësuar monitorim, ndjekje, pamje të invetarit, faturim, etj.
Historik:
Historik të porosive për çdo përdorues. Prezantim dhe dërgim porosie on-line. Mundësi faturimi në monedha të ndryshme.
Integrim me Google Analytics: matje të marketingut në rrjet, të dhëna në kohë reale dhe raporte mbi vizitorët dhe klientët e programit tuaj.
Trajnim & Asistencë
ISD ju vjen në ndihmë duke ofruar shërbime për instalimin, konfigurimin, trajnimin në vend dhe suport në vazhdimësi online apo onsite sipas nevojës.
Shtoni kapacitetin e moduleve tuaja
EShopofron mundësi të integrimit me programet e mëposhtme: