WebPOS

Zgjidhje në web dhe mobile për realizimin e shitjes online të produkteve dhe shërbimeve. Ndërtuar posaçërisht për bizneset që kryejnë aktivitet shitje me pakicë.
Mundësi faturimi në të gjitha formatet ligjore si cash, banke, etj. dhe me opsione likuidimi të plotë apo të pjesshëm.
Ndërtim të databazës së klientit i nevojshëm për hartimin e dokumentave, proçeseve të fiskalizimit, analizave statistikore etj.
Funksionim në të gjitha pajisjet duke përfshirë kompjuter, tablet, telefon dhe komunikim me të gjitha llojet e printerave.
Ndërtimi i faturës ose dokumentit proform dhe printim apo dërgim me email.
Llogaritje automatike të taksave dhe fiskalizim në kohë reale.
Ndërtim i dokumentit likuidues.
Kthim apo rimbursim klienti.

Zgjidhje Online për Shitje dhe Menaxhim

Menaxhim të shitjeve të kryera online, raportim mbi

gjendjen e produkteve, shërbimeve, arkat dhe stafit si dhe shumë më tepër.

WEBPos ju mundëson krijimin dhe printimin e faturave profesionale. Realizoni shitje në monedha të ndryshme, politika çmimesh në bazë të artikujve/shërbimeve, sasisë apo klientit – të konfiguruara në programin Financa5.

WEBPos ofron raporte të detajuara mbi shitjet e produkeve dhe shërbimeve, arkat dhe stafit. Shfaqjet grafike japin një raport të të dhënave të matura. Raportet analitike prezantojnë një mundësi për të kuptuar më mirë ecurinë e shitjeve kohë pas kohe duke ju ndihmuar në marrjen e vendimeve për rritjen e biznesit.

WEBPos mundëson shitje artikujsh apo shërbimesh në dyqanin tuaj gjithashtu është i përshtatshëm për pika të lëvizshme shitje dhe rishitës.

Zgjeroni funksionalitetet

Trajnim & Asistencë

ISD ju vjen në ndihmë duke ofruar shërbime për instalimin, konfigurimin, trajnimin në vend dhe suport në vazhdimësi online apo onsite sipas nevojës.

Shtoni kapacitetin e moduleve tuaja

WebPOSofron mundësi të integrimit me programet e mëposhtme:

Financa5 Enterprise

Sistem ERP i dedikuar për ndjekjen në kohë reale të aktivitetit financiar, kontabël dhe menaxherial për kompani me natyrë të ndryshme aktiviteti.