Bar Manager

Aplikacion mobile për menaxherët e barit apo restorantit tuaj. Strukturë e lidhur me programin e shitjes Bar & Restaurant.
Monitorim në kohë reale të aktivitetit të shitjes nga programi BAR.
Kontroll i performancës me anë të shfaqjes dhe gjenerimit të raporteve të ndryshme.
Menaxhim dhe supervizim i stafit në bazë të shitjes për çdo kamarier.

Zgjidhje për çdo Bar-Restorant

Menaxhim i kamarierëve dhe

raportim në kohë reale të aktivitetit të shitjes.

Bar Manager app është dizenjuar si aplikacion mobile, me anë të cilit mund të menaxhoni lehtësisht barin apo restorantit tuaj.
Çdo përdorues i aplikacionit, në këtë rast menaxheri, ka mundësinë e menaxhimit të shitjeve dhe të personelit nëpërmjet gjenerimit të raporteve të ndryshme ditore/mujore/sipas dëshirës/xhiro për kamarierin, etj.

Programi është i integruar dhe i sinkronizuar me aplikacionin e Barit dhe sistemet financiare si Financa5, në menyrë të tillë që të aksesohen faturat, artikujt, cmimet dhe çdo aset tjetër i nevojshëm. Çdo faturë apo veprim i kryer nga aplikacion i shitjes Bar reflektohet automatikisht në Bar Manager App.

Trajnim & Asistencë

ISD ju vjen në ndihmë duke ofruar shërbime për instalimin, konfigurimin, trajnimin në vend dhe suport në vazhdimësi online apo onsite sipas nevojës.

Shtoni kapacitetin e moduleve tuaja

Mobile Systemsofron mundësi të integrimit me programet e mëposhtme:

Financa5 Enterprise

Sistem ERP i dedikuar për ndjekjen në kohë reale të aktivitetit financiar, kontabël dhe menaxherial për kompani me natyrë të ndryshme aktiviteti.

Bar & Restaurant

Program i avancuar shitjesh i zhvilluar për bar, kafe, restorant dhe çdo biznes tjetër i ngjashëm.