TourIsd

Zgjidhje Cloud e integruar për operatorët turistikë, zhvilluar në mënyrë të veçantë për kompani të Menaxhimit të Destinacioneve (MDC).
Software as a Service (SaaS)

Gjithmonë online

Backup automatik

Gjithmonë versonin e fundit

Bashkëpunim online

Komunikim përmes sistemit me partnerët

Administrim i thjeshtë

Akses global

Gjenerim i dokumentacionit të operacioneve

Itinerar i detajuar

Rooming list

Forma feedback

Pakufizim në konfigurim

Furnitorësh

Klientësh

Partnerësh

Administrim të shitjeve dhe operacioneve financiare
Monitorimin e shërbimit të klientit

Zgjidhje Fleksibël dhe e Zgjerueshme

Maksimizim i produktivitetit të operatorëve, komunikimin përmes partnerëve,

reduktimin e kostove operacionale dhe kontroll i plotë mbi organizimin.

Organizim i tureve, dizenjim i itinerareve, rezervime, skedulim i çmimeve dhe shumë më tepër.
Për zgjidhjen e aspekteve të rëndësishme operacionale Sistemi TouriSD ofron: gjenerim të detajuar të itinerarit të një udhëtimi, me informacion të pasur mbi aktivitetet, guidat, oraret, menutë e ndryshme dhe vendet e akomodimit; itinerari është i pajisur gjithashtu me Google Maps duke lehtësuar saktësimin e distancave dhe kohën e impenjimit; skedulim të çmimeve sipas periudhave fikse ose të përsëritura çdo vit.
Organizim i tureve në mënyrë të tillë që mundëson ripërdorimin e tyre me shumë pak klikime.
Lehtësi në komunikim me partnerët dhe klientët: kërkesat për të rezervuar shërbime mund të bëhen direkt nëpërmjet TOURiSD, mjafton vetëm email i partnerit dhe ata jo vetëm që njoftohen për rezervimin por edhe mund të kthejnë përgjigjen nëpërmjet sistemit “Dërgim me email” i kërkesave për rezervime si dhe pyetësorit të një turi.

Ndarja në mënyrë hierarkike lejon navigim më të lehtë të Kategorive të regjistruara. Ju mund të regjistroni të gjithë partnerët dhe klientët duke mundësuar gjenerimin e dokumentave si “Rooming List”, “Passenger list”, etj. Mund të realizoni kontraktim të një game të gjerë transportesh, aktivitetesh, shërbimesh, tarifa hyrjeje dhe akomodimi në mënyrë të thjeshtë dhe të shpejtë. Me të njëjtat avantazhe ju ofrohen modalitete për monitorimin e Raporteve të vlerësimit nga klientit dhe punonjësit e kompanive, mbi cilësinë e produktit dhe shërbimit.

Atribuium i cili lejon shtimin arbitrar të informacionit në një formë të strukturuar, informacion i cili do të plotësohet nga çdo kategori brenda saj. Për përfituesit e shërbimit tuaj mund të gjeneroni informacion/të dhëna të detajuara nga listat dhe modulet. Gjithashtu mund të nxirrni raporte menaxhimi mbi shërbime ditore. Kërkimi është global për çdo lloj objekti në sistem, duke lehtësuar gjetjen e informacionit dhe detajet shoqëruese në struktura të ndryshme.

TouriSD përfaqëson një program mjaft të qartë dhe të përshtatshëm në administrim dhe sigurinë e nevojshme.

  • Panel administrimi të gjerë
  • Role përdorimi fleksibël dhe të kuptueshme
  • Punë në gjuhë dhe alfabet të palimituar në simbole dhe karaktere
  • Akses të sigurt
  • Përzgjedhje e mbi 60 privilegjeve të ndryshme për përdoruesit, të cilat mundësojnë akses vetëm në informacionin e nevojshëm.
Aksesoni të dhënat më të rëndësishmë mbi shitjet, magazinën dhe produktivitetin e punës.
Raportet shfaqen në ekran, mund të printohen dhe të eksportohen në formate pdf/excel.

Trajnim & Asistencë

ISD ju vjen në ndihmë duke ofruar shërbime për instalimin, konfigurimin, trajnimin në vend dhe suport në vazhdimësi online apo onsite sipas nevojës.

Shtoni kapacitetin e moduleve tuaja

TourIsdofron mundësi të integrimit me programet e mëposhtme:

Financa5 Enterprise

Sistem ERP i dedikuar për ndjekjen në kohë reale të aktivitetit financiar, kontabël dhe menaxherial për kompani me natyrë të ndryshme aktiviteti.