WEBPos

Faturim web dhe mobile për shitje shërbimesh

WEBPos është dizenjuar posaçërisht për bizneset që kryejnë shitje me pakicë

WEBPos

WEBPos, një aplikacion web për t’u ardhur në ndihmë bizneseve në manaxhimin efikas të shitjes dhe faturimit në distancë.

Na Kontaktoni

Na telefononi +355 69 206 6652 për më shumë informacion.

Zgjidhje fleksibël dhe e zgjerueshme me integrime të treta

  • Kryerje e mandat pagesave
  • Mundësi faturimi kesh, bankë, etj. me mundësinë e pagesës me pjesë ose pagesë në dy mënyra të ndryshme
  • Llogaritje automatike e taksave
  • Krijim proforme dhe printim/dërgim me email
  • Printim/dërgim me email i faturës
  • Regjistrim klientësh dhe mbledhje informacioni mbi klientin për marketing
  • I përshtatshëm për çdo lloj pajisje: PC, Tablet, Smartfon
  • Kthim/ Rimbursim klienti

Faturim intuitiv

WEBPos ju mundëson krijimin dhe printimin e faturave profesionale.
Realizoni shitje në monedha të ndryshme, politika çmimesh në bazë të artikujve/shërbimeve, sasisë apo klientit – të konfiguruara në programin Financa5.

Raportim 

WEBPos ofron raporte të detajuara mbi shitjet e produkeve dhe shërbimeve, arkat dhe stafit. Shfaqjet grafike japin një pamje të të dhënave të matura.
Raportet analitike prezantojnë një mundësi për të kuptuar më mirë ecurinë e shitjeve kohë pas kohe duke ju ndihmuar në marrjen e vendimeve për rritjen e biznesit.

Shitje në distancë me anë të internetit 

WEBPos mundëson shitje artikujsh apo shërbimesh në dyqanin tuaj gjithashtu është i përshtatshëm për pika të lëvizshme shitje dhe rishitës.

Zgjeroni funksionalitetet me module shtesë

RADIUS Server

WEBPos ofron integrim me RADIUS server për manaxhimin e abonimeve në mënyrë automatike. Në momentin e kryerjes së shitjeve së shërbimeve të ndryshme të internetit. WEBPos komunikon me RADIUS për të rifreskuar shërbimin me kohëzgjatjen e duhur.

MOR Billing

WEBPos ofron integrim me MOR Billing server për të realizuar manaxhimin e balancës apo krijimin e pagesave në mënyrë automatike pas krijimit të faturës në program.

Integrime

Për të mundësuar amplifikimin e mëtejshëm të funksioneve, ky program integrohet me programet e mëposhtme:

Financa5:  Program financiar plotësisht i kompletuar dhe fleksibël për mbajtjen e kontabilitetit të një biznesi.

Trajnim, Asistencë

WEBPos është i lehtë në përdorim. Stafi juaj aftësohet për përdorimin e tij shpejt.
ISD ju ndihmon dhe ndjek me shërbime për instalimin, konfigurimin, trajnimin në vend dhe suport në vazhdimësi online e onsite sipas nevojës.

WEBPos është i përshtatshëm për çdo lloj pajisje: PC, Tablet, Smartfon.