TOURiSD

Sistem për Operatorët Turistik

Hapi i cilësisë: kalimi nga manaxhimi i thjeshtë në atë të zgjidhjeve moderne të integruara.

TOURiSD

TOURISD sanksionon Kompani të Manaxhimit të Destinacioneve (MDC) të çdo lloji duke ofruar gjithçka të nevojshme për të maksimizuar përdorimin e programit, komunikimin dhe reduktimin e kostove operacionale.

Na Kontaktoni

Na telefononi +355 69 206 6652 për më shumë informacion.

Asistencë ciklit të jetës së biznesit

TOURiSD është një sistem unik i dizenjuar në mënyrë të veçantë për Kompanitë e Manaxhimit të Destinacioneve.
Funksionet e paraqitura në TOURiSD përfshijnë manaxhim të furnitorëve, shitjeve, operacioneve financiare dhe monitorimin e shërbimit të klientit.
Ky program është dizenjuar për të rritur produktivitetin, fitimin, transparencën me partnerët.
Kjo strukturë lehtëson një platformë që mundëson manaxhimin e të gjithë biznesit pakufizim furnitorësh, klientësh dhe partnerësh.


Software as a Service

Gjithmonë online
Backup automatik
Përdor gjithmonë versionin e fundit

 

 


Bashkëpunim online

Komunikim përmes sistemit me partnerët
Administrim i thjeshtë
Akses global


Gjenerim i dokumentacionit të operacioneve

Itinerar i detajuar
Rooming list
Forma feedback

Organizimi i Tureve, Dizenjimi i Itinerareve, Rezervime, Skedulim i Ҫmimeve

Për zgjidhjen e aspekteve të rëndësishme operacionale Sistemi TouriSD ofron: gjenerim të detajuar të itinerarit të një udhëtimi, me informacion të pasur mbi aktivitetet, guidat, oraret, menutë e ndryshme dhe vendet e akomodimit; itinerari është i pajisur gjithashtu me Google Maps duke lehtësuar saktësimin e distancave dhe kohën e impenjimit; skedulim të çmimeve sipas periudhave fikse ose të përsëritura çdo vit.

Dy karakteristika të veçanta janë edhe:

  • Organizim i tureve në mënyrë të tillë që mundëson ripërdorimin e tyre me shumë pak klikime.
  • Lehtësi në komunikim me partnerët dhe klientët: kërkesat për të rezervuar shërbime mund të bëhen direkt nëpërmjet TOURiSD, mjafton vetëm email i partnerit dhe ata jo vetëm që njoftohen për rezervimin por edhe mund të kthejnë përgjigjen nëpërmjet sistemit “Dërgim me email” i kërkesave për rezervime si dhe pyetësorit të një turi.

Manaxhimi i Partnerëve dhe Klientëve

Ndarja në mënyrë hierarkike lejon nagivim më të lehtë të Kategorive të regjistruara. Ju mund të regjistroni të gjithë partnerët dhe klientët duke mundësuar gjenerimin e dokumentave si “Rooming List”, “Passenger list”, etj. Mund të realizoni kontraktim të një game të gjerë transportesh, aktivitetesh, shërbimesh, tarifa hyrjeje dhe akomodimi në mënyrë të thjeshtë dhe të shpejtë. Me të njëjtat avantazhe ju ofrohen modalitete për monitorimin e Raporteve të vlerësimit nga klientit dhe punonjësit e kompanive, mbi cilësinë e produktit dhe shërbimit.

Strukturim informacioni i përshtatur për biznesin tuaj

Atributet lejojnë shtimin arbitrar të informacionit në një formë të strukturuar, informacion i cili do të plotësohet nga çdo kategori brenda saj. Për përfituesit e shërbimit tuaj mund të gjeneroni informacion/të dhëna të detajuara nga listat dhe modulet. Gjithashtu mund të nxirrni raporte manaxhimi mbi shërbime ditore. Kërkimi është global për çdo lloj objekti në sistem, duke lehtësuar gjetjen e informacionit dhe detajet shoqëruese në struktura të ndryshme.

Privilegje të zgjeruara në Administrim dhe Siguri

TouriSD përfaqëson një program mjaft të qartë dhe të përshtatshëm në administrim:

  • Panel administrimi të gjerë
  • Role përdorimi fleksibël dhe të kuptueshme
  • Punë në gjuhë dhe alfabet të palimituar në simbole dhe karaktere

dhe sigurinë e nevojshme:

  • Akses të sigurt
  • Përzgjedhje e mbi 60 privilegjeve të ndryshme për përdoruesët për të mundësuar akses vetëm në informacionin e nevojshëm.

Integrime

Për të mundësuar amplifikimin e mëtejshëm të funksioneve, ky program integrohet me programet e mëposhtme:

Financa5:  Program financiar plotësisht i kompletuar dhe fleksibël për mbajtjen e kontabilitetit të një biznesi.

Trajnim, Asistencë

TOURiSD është i lehtë në përdorim. Stafi juaj aftësohet për përdorimin e tij shpejt.
ISD ju ndihmon dhe ndjek me shërbime për instalimin, konfigurimin, trajnimin në vend dhe suport në vazhdimësi online e onsite sipas nevojës.