Shërbime

Zgjidhje financiare për biznese

Infosoft Software Developer është kompania numër një për zgjidhje finaciare në Shqiperi, Kosovë dhe Maqedoni.

Ne ofrojmë software dhe shërbime për manaxhimin e biznesit duke filluar nga bilanci, hr, pagesat e deri tek planifikimi finaciar dhe marrdhënia me klientin.

Duke bashkëpunuar me ISD-në ju do të keni kualitetin me çmimin më të mirë dhe mund të përqëndroheni në aspektet më të rëndësishme, sic është rritja e biznesit tuaj.

Në varësi të nevojave tuaja, ne mund të jemi një mbajtës bilanci, një llogaritar, part-time CFO, këshillitar biznesi apo edhe një departament i tërë biznesi.

Zhvillim aplikacionesh Web dhe Desktop

ISD – Infosoft Software Developer është kompania e parë në Shqipëri që ofron aplikacione Web dhe Desktop të realizuara me platformat më të fundit duke dhënë një zgjidhje të automatizuar, inteligjente dhe efektive.

Kompania jonë ka realizuar me sukeses shumë projekte me teknologjitë e mëposhtme: .NET, Android, IOS.

Zhvillim aplikacionesh mobile

Me 25 vjet eksperiencë në fushën e zhvillimit të aplikacioneve, grupi i programuesve tanë ka krijuar njohuri të thella në aplikacione mobile për të plotësuar në mënyre efektive kërkesat e klienteve nga një spektër i gjerë biznesesh.

Ne kemi realizuar një numër të madh aplikacionesh mobile për kompani të madhësive të ndryshme, duke respektuar kohët e zhvillimit dhe me standarde të larta.

Cloud Computing

Infosoft Software Developer ka serverat e saj me të cilët ofron ruajtjen e të dhënave dhe akses online të aplikacioneve.

Me këtë shërbim ju thjesht hapni browserin, logoheni dhe vazhdoni të përdorni aplikacionin tuaj.

Software as a Service (SaaS)

ISD ofron software edhe sipas modelit SaaS. Në këtë mënyrë ju mund të përdorni programet që ne ofrojmë vetëm për periudhën kohore që ju nevojitet, duke e paguar si shërbim me regjistrim pa patur nevojë të blini të gjithë programin.

Inxhinieri software

Në mënyre që të ndërtojmë aplikacione të përshtatshme dhe të personalizuara për çdo kompani, ne bëjmë një studimi të detajuar përpara implementimit dhe ndërtimit të një aplikacioni. Pjesë e këtij procesi është konsultimi i vazhdueshëm si para dhe pas implementimit për përmirësime të mundshme.

Gjithashtu ofrojme trajnues me eksperiencë dhe suport per mirëmbajten e çdo softwari që ndërtojmë.