Sensibilizim ndaj Sulmeve Kibernetike

Infosoft Software Developer ju vë në dijeni të rreziqeve që përballen të dhënat e kompanisë tuaj çdo ditë dhe masat që duhen marrë kundër tyre.

Gjithë bota vazhdimisht është prekur nga sulme kibernetike, të cilës nuk kanë mundur t’i shpëtojnë organizata dhe insititucione të ndryshme. Por kohët e fundit janë vënë re humbje të dhënash si pasojë e këtyre sulmeve.

Dhe ndërsa ju merreni me çështje më të rëndësishme për të arritur suksesin e kompanisë tuaj, siguria në rrjet mund të anashkalohet dhe ju nuk do të jeni në dijeni të problemit derisa të jetë shumë vonë, ku rikuperimi i tyre shpesh herë  është i pamundur ose  rikuperim me kosto shumë të lartë.

Viruse si CRYPTOLOCKER bllokojnë sistemin kompjuterik dhe kërkojnë një pagesë në Bitcoin përkundrejt rikthimit të bazave të të dhënave, qofshin këto dokumenta apo informacione financiare, dokumenta Excel, Word ose foto.

Viruset shpërndahen në të gjitha mënyrat që shpërndahen edhe skadarë të tjerë:

  • Ata mund të shkarkohen nga lidhja e drejtëpërdrejtë në internet
  • Mund të jenë të bashkëngjitur në email
  • Mund të hyjnë nga kumpjeter të tjerë USB , HDD etj.

Mbrojtja më e mirë në të tilla raste është që ti parandalosh dhe mos ti japësh mundësi të infektojë skadarët e kompjuterit. Sistemi operativ nuk është i aftë të mbrojë kundër viruseve, prandaj nevojiten programe antiviruse që janë të aftë të zbulojnë viruset dhe të mbrojnë kundër infektimit.

Për të parandaluar humbjen e të dhënave, Infosoft Software Developer ju mbështet gjithmonë në ngritjen e shërbimeve të mbrojtjes së të dhënave dhe ju rekomandon disa këshilla parandaluese.

  • Instalim Antivirus (Kaspersky/ Bitdefender)
  • Update Antivirus (Kaspersky/ Bitdefender)
  • Skanime dhe kontrolle për viruse
  • Update Sistemi Windows

Është relativisht e vështirë për antivirusin të identifikojë të gjitha format e shfaqura të virusit, prandaj është detyrë edhe e përdoruesit të kompjuterit të jenë vigjilente ndaj kërcënimeve të internetit.

Për çdo informacion mund të na kontaktoni.

Shërbimi i Klientit

ISD, Financa5