Financa5

Manaxhim Financiar dhe Mbajtje Kontabiliteti

Efikas, fleksibël dhe i sigurt. I ndërtuar për t’i ardhur në ndihmë biznesit.

Financa5

Financa5 ofron zgjidhje për planifikimin e burimeve të kompanisë suaj. Ndihmon bizneset e vogla dhe të mëdha të automatizojnë dhe të lidhin shitjet, blerjet, operacionet, kontabilitetin dhe inventarin e magazinës.

Na Kontaktoni

Na telefononi +355 69 206 6652 për më shumë informacion.

Zgjidhje financiare definitive për llogaritë e biznesit tuaj

Financa 5 është zgjedhja më cilësore. Programi u shërben të gjithë operatorëve të biznesit sipas funksioneve që ata kryejnë në kompani si: magazina, blerje, shitje, arka, banka deri tek nivelet më të larta të vendimmarrjes si manaxhimi financiar dhe administrimi.
Organizimi i punës me programin funksionon me module. Në çdo modul të drejtat e përdorimit të sistemit kufizohen ose lejohen sipas funksionit që kryen çdo operator në program.
Në versionin e fundit të Financa5 administrimi i të drejtave të përdoruesve vjen në nivel më të avancuar.

Raportim

Raporte

Enterprise

Pasurim me raporte sipas departamenteve e listave të Librit të Madh analitik, Shitjes, Magazinave. Shtim i konceptit të furnitorit në artikull. Kërkim i avancuar në dokumenta dhe raporte. Eksport në formate horizontal pivot të raporteve. Mundësi për ngarkim të kopjeve të dokumentave origjinale në sistem dhe krijimi i arkivave të dokumentave në formate të ndryshme. Raportet e librit të madh: Fitim-Humbje, Bilanc, etj. vijnë në forma grafike të ndryshme: column, pie, in line.

Funksione

Saktësi në transferimin dhe raportimin e veprimeve të magazinës, mesatarizimi i kostove të mallrave sipas metodës së kostos mesatare të magazinimit dhe ofrimi i mbi 360 raporte manaxheriale përbën avantazhin konkurrues në organizimin e tij. Financa5 u krijon mundësi subjekteve të përpilojnë fatura për tregtim mallrash dhe shërbimesh të personalizuara (me mbi 475 modele printimi të gatshme) sipas natyrës së aktivitetit të kompanisë sipas modeleve tuaja të miratura nga organet tatimore.

Standarde

Ky program evoluon sipas ndryshimit të legjislacionit në fuqi dhe rifreskohet në funksion të ndryshimeve të SKK (Standardet Kombëtare të Kontabilitet) dhe SNK (Standardet Ndërkombëtare të Kontabilitetit). 
Financa5 përshtatet me planin kontabël publik ose privat të llogarive dhe në çdo rast përdoruesi mund të shtojë/detajojë ose pakesojë llogaritë sipas profilit ekonomik të subjektit.

Dokumenta

Enterprise

Transferim i dokumentave nga arka dhe banka dhe brenda të njëjtit modul në mënyrë automatike. Raport për trasferimet e vlerave monetare në modul. Krijim FD nga porosia, lëvizje e brendshme dhe trasferim automatik nga një magazinë në tjetrën me njësi vartëse, postim dhe rivlersim i përmirësuar për koston mesatare. Link-lidhje nga raportet në dokumenta në mënyrë të menjëhershme. Mundësi për të hapur disa dritare njëkohësisisht brenda të njëjtit modul dhe moduleve të ndryshme.

Të reja

Arka Banka

Enterprise

Likujdime automatike për faturat e papaguara me periudha kohore të klientëve në modulet arka e banka për grup faturash në mënyrë të menjëhershme me referenca. Realizim transferimi automatik te xhirimeve të brendshme monetare brenda të njëjtit modul (arkë/bankë) ose midis njera-tjetrës.

Shitje

Enterprise

Oferta Çmime me aktivizim i çmimeve në data të caktuara për periudha të caktuara, krijimi i listave të çmimeve për klientë preferencialë në mënyrë të personalizuar dhe 20 klasave ekzistuese të çmimeve.

Inventar

Enterprise

Manaxhim i magazinave dhe i stokut me minimum dhe maksimum gjendje për magazina dhe në kartelë-testime në operacione për sasitë minimum dhe raporte përkatese magazine. Aktivizimi dhe manaxhimi i gjendjes së artikujve të kthyshëm (ambalazh) ngarkuar klientëve të ndryshëm.

Avantazhe

Kontabilitet me Qendra Kostosh

Ky program është i vetmi në treg i cili organizon kontabilitetin me qendra kostosh dhe reflekton pasqyrat financiare për qëllime raportimi në Shqipëri dhe jashtë vendit, me mundësi edhe në një gjuhë të dytë.

Aktivët Afatgjata

Kontabilizimi i Aktivëve Afatgjata mund të organizohet në dy variante:
Aktivët të çelen si artikuj përmes kartelës, i lidhur me skemën përkatëse kontabël të Aktivëve Afatgjata dhe të përfshihen në magazinën përkatëse.
Aktivët të çelen përmes veprimeve ndërmodulare si një regjistrim i dyfishtë, ku detajimi i tyre bëhet përmes opsionit Listë.

Siguri

Arkivimi i të dhënave dhe backup automatik i bazës së të dhënave, shërbejnë si elemente sigurie për të mbrojtur të dhënat dhe historikun e programit.

Përdoruesit

Enterprise

Manaxhim i Përdoruesve në nivel të avancuar dhe mbajtja  e ditarit të modifikimeve përkatëse për identifikimin e përdoruesit dhe IP nga është kryer veprimi. Mundësi manaxhimi të përdoruesve në nivele: Klienti, Furnitori, Artikulli, Llogarie, Departamenti, Raporte, Printimi dhe Eksport dokumenti, në vijim të manaxhimit të përdoruesit në nivele ndërmarrje, magazine, arke, banke.

Vazhdimësi

Financa5 u mundëson bizneseve mbartjen e të dhënave kontabël nga një vit në tjetrin sipas kërkesave të planit kontabël ekzistues ose të ri. Kalimi i të dhënave nga formati excel në faturë shitje, faturë blerje, arkëtime, veprime speciale, referenca dhe artikuj, kryhet në mënyrë automatike. Nga ana tjetër programi mundëson mbartjen në variant të gatshëm excel të librave të blerjes dhe të shitjes të cilat ngarkohen në faqen elektronike të organeve tatimore.

Libri i Madh

Moduli Libri i Madh u krijon mundësinë subjekteve të realizojnë:

Kontabilizimin e veprimeve standarde sistemuese si: amortizimi, pagat, tatim fitimi, etj.
Rivlerësimin e valutës.
Raporte Analitike dhe Sintetike.
Pasqyrat financiare të raportimit fiskal, etj.

Inventari

Subjektet në praktikën e përditshme të punës me programin vijojnë me mbajtjen e kontabilitetit duke çelur magazinat e kompanisë, artikujt sipas skemave kontabël permes modulit Inventari.
Të gjitha dokumentet e brendshëm të kompanisë (përfshirë këtu edhe çeljen e Inventarit ): lëvizjet nga njëra magazinë tek tjetra e deri tek transferimet e artikujve nga një fazë e mëparshme prodhimi tek ajo pasuese, përpilohen përmes dokumenteve të brendshëm si: Fletë-Hyrjet dhe Fletë-Daljet e magazinës.
Të gjitha dokumentet e brendshme i shfaqin rezultatet e tyre përmes raporteve të Inventarit si: Kartelë Magazine, Gjendje Inventari, Verifikues, Ditë Vonese, Stoku, etj. të cilat i gjejmë tek Inventari – Raporte tek opsionet Lëvizje, Dokumenta, Inventar, Listë, etj.

Blerjet

Subjektet përmes programit kontabilizojnë faturat e blerjes në valutë vendase dhe të huaj me kurset ditore të këmbimit, faturat e blerjeve me artikuj dhe shërbimet si shpenzime të kontabilitetit, kthimet e blerjeve dhe investimet në aktive afatgjata.

Importi është një hallkë praktike e kontabilizimit që mundëson sistemi Financa 5 i cili kalon në tre hapa të njëpasnjëshme nga kontabilizimi i faturës së blerjes së furnitorit të huaj tek Blerje-Fatura, tek kontabilizimi i praktikës doganore tek skema ‘Importe e Blerje’ dhe në fund finalizohet me ngarkimin në kosto të shpenzimeve të akumuluara nga porosia e mallit e deri në momentin e magazinimit të tij tek subjekti si: shpenzimet e transportit, shpenzimet e agjencisë doganore, parkimin në doganë, etj. përmes funksionit fx.

Raportet e blerjeve mundesojnë analizën e veprimeve të furnitorit për të bërë kuadrimin kontabël, listën e detyrimeve ndaj tyre, kostot e magazinimit si dhe librin e blerjes sipas variantit te rifreskuar me ndryshimet e reja të programit fiskal të tatimeve.

Shitjet

Programi Financa 5 mundëson kontabilizimin e faturave të shitjes me artikuj, me shërbime si të ardhura (përmes opsionit shërbime të personalizuara), kthimet e mallit, eksportet, faturat e kombinuara, artikuj dhe të ardhura, etj.

Subjektet përmes kartelës së klientit mund të përcaktojnë termat e likuidimit të faturave, skontot e klientëve, afatet e likuidimit si dhe termat e kontratës me klientët. Operatorët e programit edhe tek Raportet e shitjeve mund të shohin kartelën e veprimeve me klientët, detyrimet e tyre, marxhin e fitimit të shitjeve të specifikuara sipas klienteve dhe filtrave të tjerë ndihmës të raportimit.
Libri i shitjes reflekton veprimet e kontabilizuara tek faturat e shitjes me formatin e ndryshuar sipas sistemit të ri të “e-filing”.

Arka dhe Banka

Puna me arkat dhe bankat përmes programit nis me krijimin e arkave dhe bankave sipas monedhave dhe llogarive të cilat mund të shtohen sipas nevojave të kontabilitetit përmes Planit Kontabël.
Programi ofron lehtësi në kontabilizimin e veprimeve të Arkës dhe Bankës duke respektuar në themel ligjet në fuqi të kontabilitetit përmes regjistrimit të dyfishtë, lehtëson kontabilizimin e likuidimit të shpenzimeve përmes arkë/bankë dhe arkëtimit të të ardhurave. Është program lehtësues në dhënien e informacionit sepse lidh arkëtim/pagesat me faturat e shitjeve/blerjeve.

Implementimi i programit është mjaft fleksibël dhe përshtatet lehtësisht sipas nevojave sintetike dhe analitike të bizneseve publike dhe çdo modul ofron mundësi praktike përdorimi në nivel operatorik dhe manaxherial.

Trajnim

Zhvillimi i trajnimit në sallë bëhet në kompjutera individualë ku çdo pjesëmarrës operon në program me një ndërmarrje potenciale duke praktikuar me shembuj realë çdo modul gjatë javës së trajnimit.

  • Inventari dhe raportet e tij
  • Blerjet dhe raportet analitike
  • Shitjet dhe raportet analitike
  • Arka, banka dhe raportet analitike
  • Paqyrat Financiare dhe veprimet sistemuese kontabël shoqëruese me skedën e llogarive të skemave kontabël të magazinës.

Tarifat

Pjesëmarrësit që janë në marrëdhënie studimi, të pajisur me vërtetimet përkatëse të universiteteve, paguajnë tarifë të reduktuar.
Pjesëmarrësit që nuk janë në marrëdhënie studimi paguajnë tarifë të plotë standarde.
Pjesëmarrësit që janë të punësuar në subjetet që kanë blerë paketën e plotë të programit, trajnimin e përfitojnë falas si pjesë e paketës.