info@isd.com.al +355 69 206 6652
Share:
En
Al

Programi më i kompletuar për informatizimin e biznesit

Efikas, fleksibël dhe i sigurt. I ndërtuar për t’i ardhur në ndihmë biznesit.

LEXO MË SHUMË

Financa 5.0 është programi financiar më i kompletuar, i lehtë në përdorim, i saktë në raportimin e të dhënave dhe fleksibël për mbajtjen e kontabilitetit të një biznesi.

Programi u shërben të gjithë operatorëve të biznesit sipas funksioneve që ata kryejnë në kompani si: magazina, blerje, shitje, arka, banka deri tek nivelet më të larta të vendim-marrjes si menaxhimi financiar dhe bordi drejtues.

Financa 5.0 mund të konfigurohet nga vetë përdoruesi i programit sipas llojit të biznesit në:

– Standard (Tregti, Shërbime, Ndërtim, Telekomunikacion, etj.)
– Prodhim
– Depo Farmaceutike/ Farmaci
– Shitje (POS, Supermarket)

Ky program është i vetmi në treg i cili organizon kontabilitetin me qendra kostosh dhe reflekton pasqyrat financiare për qëllime raportimi në Shqipëri dhe jashtë vendit, me mundësi edhe në një gjuhë të dytë.
Financa 5.0 lejon përdoruesin të çelë një numër të pakufizuar ndërmarrjesh pa kosto shtesë.

Saktësia në transferimin dhe raportimin e veprimeve të magazinës, mesatarizimi i kostove të mallrave sipas metodave të pranuara dhe praktikave të kontabilitetit dhe ofrimi i mbi 360 raporte manaxheriale përbën avantazhin konkurrues në organizimin e tij. Financa 5.0 u krijon mundësi subjekteve të përpilojnë fatura për tregtim mallrash dhe shërbimesh të personalizuara (me mbi 475 modele printimi të gatshme) sipas natyrës së aktivitetit të kompanisë.

Financa 5.0 u mundëson bizneseve mbartjen e të dhënave kontabël nga një vit në tjetrin sipas kërkesave të planit ekzistues ose të ri kontabël. Kalimi i të dhënave nga formati ‘excel’ në faturë shitje, faturë blerje, arkëtime, veprime speciale, referenca dhe artikuj, kryhet në mënyrë automatike. Nga ana tjetër programi mundëson mbartjen në variant të gatshëm ‘excel’ të librave të blerjes dhe të shitjes të cilat bëhen ‘upload’ në faqen elektronike të  Organeve Tatimore.
Ky program evoluon sipas ndryshimit të legjislacionit në fuqi dhe rifreskohet në funksion të ndryshimeve të SKK (Standardet Kombëtare të Kontabilitet) dhe SNK (Standardet Ndërkombëtare të Kontabilitetit).

Organizimi i punës me programin funksionon me module. Në çdo modul të drejtat e përdorimit të sistemit kufizohen ose lejohen sipas funksionit që kryen çdo operator në program. Në versionin e fundit të Financa 5.0 administrimi i të drejtave të përdoruesve vjen në nivel më të avancuar.

Arkivimi i të dhënave dhe ‘backup’-i automatik i bazës së të dhënave, shërbejnë si elemente sigurie për të mbrojtur të dhënat dhe historikun e programit.

Ky program përshtatet me planin kontabël publik ose privat të llogarive dhe në çdo rast përdoruesi mund të shtojë/detajojë ose pakesojë llogaritë sipas profilit ekonomik të subjektit.

Nëse dëshironi një zgjidhje financiare definitive për llogaritë e biznesit tuaj, programi Financa 5.0 është zgjedhja më cilësore.

Në mbështetje të Financës 5.0 ofrohet një asistencë teknike e plotë që mund të jetë:
On-line: asistencë përmes internetit.
On-site: ne shkojmë direkt tek klienti.
Off-site: klienti vjen tek ne.
On-call: shërbim që ofrohet nga ora 8:30 deri në orën 24:00.

Financa 5.0 Klientë