Payroll

Manaxhim i burimeve njerëzore dhe pagave

Një program që ka çdo detaj për një praktikë efektive

Payroll

Payroll ofron automatizim të manaxhimit të Borderosë dhe Burimeve Njerëzore të biznesit tuaj në mënyrë efikase, të sigurt, të shpejtë, në koherencë me legjislacionin në fuqi.

Na Kontaktoni

Na telefononi +355 69 206 6652 për më shumë informacion.

Të dhënat i administroni në një program të vetëm me më shumë efikasitet

Një zgjidhje e integruar e software Payroll përmirëson produktivitetin dhe efiçencën e punës, ndihmon në kontrollin e kostos së punës – të cilat kontribuojnë drejtpërdrejtë në ecurinë e kompanisë suaj.
Payroll ofron të gjitha avantazhet e një programi të zgjuar dhe të përshtatshëm sipas karakteristikave dhe të veçantave të çdo industrie.
Krijim borderoje, gjenerim dokumentacionesh, raportesh dhe karakteristika specifike manaxhimi të të dhënave të punonjësve, në mënyrë të thjeshtë dhe të lehtë në përdorim.
Planifikim më i mirë dhe shumë më lehtë përmes manaxhimit të mungesave, pushimeve, lejeve, ndalesave dhe shtesave.
Fleksibilitet për konfigurimin, krijimin dhe përshtatjen e borderove sipas karakteristikave të biznesit tuaj. 


Llogaritje automatike të pagave, taksave, shtesave dhe ndalesave.


Administron disa ndërmarrje njëkohësisht.


I konfiguruar për të prodhuar dokumenta konform legjislacionit shqiptar si dhe bankave në vend.

Informacion i detajuar mbi punonjësit

Moduli i personelit ofron manaxhim të detajuar informacioni:

  • Të dhënat personale
  • Puna/Pagesa
  • Shtesa/Ndalesa
  • Mungesa/Raporte
  • Pushime
  • Dokumenta/Kontrata
  • Orari i punës

Export/import të dhënash për një dhe shumë punonjës në Excel/PDF.

Konfigurime fleksibël kalkulimi

Payroll mundëson personalizimin e Borderosë sipas nevojës për çdo lloj biznesi. Konfigurimet fleksibël lejojnë kalkulimin e taksave, shtesave dhe ndalesave, normave si dhe çdo informacioni tjetër të rëndësishëm për ju.

Proçese reverse: Mund të hap një periudhë të mbyllur për një punonjës ose një grup punonjësish duke lejuar përdoruesin të rillogarisë borderonë në rast gabimi.

Raporte të personalizuara

Mbi 50 raporte standarde të cilat mbulojnë të gjitha aspektet e raportimit të brendshëm dhe llogaridhënies e ndërveprimit me institucionet shtetërore dhe bankat.
Mundësi krijimi të raporteve të reja me dizenjim dhe përmbajtje të personalizuar dhe grupim sipas aktiviteteve.
Mbledhje të informacioneve të nevojshme dhe analizim të të dhënave dhe raporteve.
Rritje të matjes së zhvillimit dhe performancës së biznesit tuaj duke ju ndihmuar në një vendimmarrje më të mirë.

Akses biometrik

Payroll ofron risinë e lidhjes me pajisje fingerprint dhe access control.
Ky sistem realizon manaxhimin të automatizuar, të saktë dhe me më pak kosto të kohës së punës së punonjësit.
I konfigurueshëm për manaxhimin e hyrjeve/daljeve si dhe shtesa/ndalesa automatike, prezencave, nisjeve dhe mbylljeve të turneve dhe aplikime të tjera sipas kërkesës.
I sigurt, kursen kohë dhe bën të matshme manaxhimin e kohës së punonjësit.

Konfigurime dhe Siguri

Payroll lejon manaxhim të një numri ndërmarrjesh dhe punonjësish të palimituar.
Payroll është lehtësisht i konfigurueshëm duke u përputhur me karakteristikat e sistemit që keni zgjedhur për administrimin e kompanisë.

Ju mund të konfiguroni të dhënat e përgjithshme të kompanisë suaj dhe të përcaktoni ditët dhe oraret e punës, të detajoni çdo karakteristikë të departamenteve të ndryshme, të strukturoni pagën dhe të implementoni politikat e ndryshimit të pagës në kohë, kundrejt pozicionit, etj.

Konfigurimet e Payroll ofrojnë praktikat më të mira për siguri dhe kontroll përmes privilegjeve të detajuara në nivel përdoruesi, grupi ose roli.

Siguri të bazuar në të drejta (role), lejojnë përcaktimin e konfigurimeve të aksesit dhe sigurisë për përdorues të llojeve të ndryshme. Kjo mundëson auditim se kush mund të shohë të dhëna të caktuara dhe të përformojë veprime specifike.

Trajnime

Trajnimi i programit Payroll është një trajnim i skeduluar në një seancë në fund të pesë moduleve të Financa5 në një javë trajnimi.
Në seancën e gjashtë të trajnimit studentet prezantohen me praktikën e perdorimit të programit të zhvilluar në mbajtjen e kontabilitetit të pagave  “Programi Payroll”.

Zhvillimi i trajnimit në sallë bëhet në kompjutera individualë ku çdo pjesëmarrës operon në program me një ndërmarrje potenciale duke praktikuar me shembuj realë çdo modul gjatë javës së trajnimit.

Integrime

Për të mundësuar amplifikimin e mëtejshëm të funksioneve, ky program integrohet me programet e mëposhtme:

Financa5:  Program financiar plotësisht i kompletuar dhe fleksibël për mbajtjen e kontabilitetit të një biznesi.

Trajnim, Asistencë, Hardware

I lehtë në përdorim, i shpejtë, i përshtatshëm për të gjitha llojet e bizneseve me staf të vogël apo të madh.
ISD ju ndihmon dhe ndjek me shërbime për instalimin, konfigurimin, trajnimin në vend dhe suport në vazhdimësi online e onsite sipas nevojës.
Payroll bashkëpunon me pajisje akses kontrolli dhe pajisje fingerprint.