Pasqyrat Financiare

Raporte Deklarimi sipas Skk dhe Snd

Gjenerim Raporte Financiare Vjetore të personalizuara

Pasqyrat Financiare

Pasqyrat Financiare është dizenjuar për t’u ardhur në ndihmë kontabilistëve dhe financierëve në krijimin dhe personalizimin e raporteve vjetore.

Na Kontaktoni

Na telefononi +355 69 206 6652 për më shumë informacion.

Modul i avancuar raportimi i Financa5

Ky program krijon raporte komplekse dhe të detajuara për biznesin tuaj duke lejuar konfigurim fleksibël rreshtash dhe kolonash që dëshironi të shfaqni në raportin tuaj financiar.
Pasqyrat Financiare ofrojnë modele të gatshme raportesh: Bilanc Kontabël, Fitim/ Humbje, Kapitali, Mjete Monetare (metoda direkte), Mjete Monetare (metoda indirekte), PASH (sipas funksionit), PASH (sipas natyrës).
Gjithashtu funksione speciale: duplikim raportesh, kopjim, sinkronizim, administrim sigurie në bazë të drejtash përdoruesi.

Dizenjim Raporti

Dizenjim & Gjenerim rreshtash

Përmes këtij mjeti mund të personalizoni shfaqjen e raporteve. Konfiguron çdo rresht dhe kolonë për çdo raport. Ndryshimet në rreshta pasqyrohen në ridizenjim edhe të kolonave. Programi lejon krijimin e rreshtave përshkrues po ashtu.

Dizenjim Kolonash

Këtë mjet mund ta përdorni për të krijuar kolonat që dëshironi të shfaqni në raportin tuaj financiar.
Kolonat e konfiguruara punojnë me rreshtat e konfiguruara.
Mund të zgjidhni nga 12 lloje kolonash duke përfshirë grafikë, llogaritje, filtra dhe më shumë.

Informacioni financiar

Informacioni financiar në këto raporte vjen direkt nga Libri i Madh, për këtë është i thjeshtë në përdorim.

Pasqyrat Financiare lejojnë lidhjen direkte me buxhetin që ju konfiguroni në nisje të vitit financiar.

Gjenerim Raporti

Gjenerim Raporti

Krijon raporte komplekse të palimituara dhe të detajuar për biznesin tuaj duke lejuar konfigurim fleksibël rreshtash dhe kolonash që dëshironi të shfaqni në raportin tuaj financiar. Programi lejon grupim raportesh dhe i printon si dokument të vetëm.

Kalkulim/Llogaritje i rreshtave & Filtra

Formulat komplekse mund të konfigurohen lehtësisht për çdo rresht.
Ju mund të përzgjidhni dhe ndryshoni stilin e shkrimit, ngjyrën, madhësinë.
Filtri i llogarive mund të përdoret për llogari apo segmente specifike, më tepër mund të vendosni kritere për secilën llogari të filtruar.

Ndërtim Raporti

Ky mjet gjeneron raporte financiare nga rreshtat dhe kolonat e krijuara me komponentët e dizajnit. Ju mund të përzgjidhni përdoruesit dhe të drejtat e tyre përkatëse në mënyrë individuale ose duke i grupuar me të drejta të njëjta për raporte specifike.

Funksione

Grupe Raportesh

Grupet e raporteve mund të përdoren për të krijuar grupe që konsistojnë në dy ose më shumë raporte financiare. Programi mundëson administrim të drejtash të ndryshme për përdorues të profileve të ndryshme sipas nevojës suaj.

Opsioni i Shfaqjes

Pasqyrat Financiare ju lejon të aplikoni opsionin e shfaqjes në çdo rresht apo kolonë të raportit.
Ju mund të përzgjidhni cilat rreshta/kolona të mos shfaqen në raport.
Ju mund të përdorni rreshta/kolona për të performuar kalkulime/llogaritje të cilat nuk doni ti raportoni por ju duhen për të nxjerrë vlerat që dëshironi.
Ju mund të zgjidhni të mos shfaqni rreshtat/kolonat në të cilat balanca është zero.

Ndryshimi i shenjës

Libri i Madh përmban debi në numra pozitivë dhe kredi si numra negativë. Pasqyrat Financiare ju mundëson printimin e tyre me shenjat respektive.

Ju mund të zgjidhni të ndryshoni shenjën, të printoni shumat e kreditit në shenjë pozitive. Psh.: për të printuar kredit të një hyrjeje në mënyrë që të mos shfaqet më shenjë negative, ju mund të përdorni ndryshimin e shenjës për rreshtin/kolonën që përdor llogaritë përkatëse.

Integrime

Ky program integrohet me Financa5 si modul shtesë për të mundësuar amplifikimin e mëtejshëm të funksioneve.

Financa5:  Program financiar plotësisht i kompletuar dhe fleksibël për mbajtjen e kontabilitetit të një biznesi.

Trajnim, Asistencë

Pasqyrat Financiare është i lehtë në përdorim. Stafi juaj aftësohet për përdorimin e tij shpejt.
ISD ju ndihmon dhe ndjek me shërbime për instalimin, konfigurimin, trajnimin në vend dhe suport në vazhdimësi online e onsite sipas nevojës.