Njoftim mbi ndryshimet në ligj për përcaktimin e pagës

Infosoft Software Developer njofton klientët dhe partnerët e programit Payroll3 dhe Payroll4 mbi ndryshimet për përcaktimin e pagës minimale, bazuar në vendimin nr.399, datë 03.05.2017.

ISD ofron suport për modifikimet në kalkulimin e pagave dhe borderove. Për këtë jeni të ftuar të na kontaktoni për asistencë online.

Specifikimet e Programit Payroll i gjeni këtu.

Më poshtë ndryshimet zyrtare:

Në  mbështetje  të  nenit  100  të  Kushtetutës,  të  nenit  111,  të  ligjit  nr.7961,  datë  12.7.1995,  “Kodi  i  Punës i Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar, dhe të pikës 1, të nenit 4, të ligjit  nr.10405, datë 24.3.2011,
“Për  kompetencat  në  caktimin  e  pagave  dhe  të  shpërblimeve”,  me  propozimin  e  ministrit  të  Mirëqenies Sociale dhe Rinisë dhe ministrit të Financave, Këshilli i Ministrave

V E  N  D  O S  I:

1. Paga bazë minimale, mujore, për punonjësit, në shkallë vendi, që është e detyrueshme të zbatohet nga çdo person juridik a fizik, vendas ose i huaj, të jetë 24.000 (njëzet e katër mijë) lekë.
2. Paga  bazë  minimale  mujore  jepet  për  174  orë  pune  në  muaj,  të  kryera  gjatë  kohës  normale  të  punës.
3. Paga bazë minimale, orare, të jetë 138 (njëqind e tridhjetë e tetë) lekë.
4. Shtesat me karakter të përhershëm jepen mbi pagën bazë.
5. Vendimi  nr.573,  datë  3.7.2013,  i  Këshillit  të  Ministrave,  “Për  përcaktimin  e  pagës  minimale  në  shkallë vendi”, shfuqizohet.

Link

Për çdo informacion mund të na kontaktoni.
Ekipi i Payroll
Shërbimi i Klientit

ISD, Financa5