Njoftim mbi ndryshimet në ligj për përcaktimin e pagës

 

Infosoft Software Developer njofton klientët dhe partnerët e programit Payroll3 dhe Payroll4 mbi ndryshimet për përcaktimin e pagës minimale, bazuar në vendimin nr.399, datë 03.05.2017.

ISD ofron suport për modifikimet në kalkulimin e pagave dhe borderove. Për këtë jeni të ftuar të na kontaktoni për asistencë online.

Specifikimet e Programit Payroll i gjeni këtu.

Më poshtë ndryshimet zyrtare:

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të nenit 111, të ligjit nr.7961, datë 12.7.1995, “Kodi i Punës i Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar, dhe të pikës 1, të nenit 4, të ligjit nr.10405, datë 24.3.2011,
“Për kompetencat në caktimin e pagave dhe të shpërblimeve”, me propozimin e ministrit të Mirëqenies Sociale dhe Rinisë dhe ministrit të Financave, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1. Paga bazë minimale, mujore, për punonjësit, në shkallë vendi, që është e detyrueshme të zbatohet nga çdo person juridik a fizik, vendas ose i huaj, të jetë 24.000 (njëzet e katër mijë) lekë.
2. Paga bazë minimale mujore jepet për 174 orë pune në muaj, të kryera gjatë kohës normale të punës.
3. Paga bazë minimale, orare, të jetë 138 (njëqind e tridhjetë e tetë) lekë.
4. Shtesat me karakter të përhershëm jepen mbi pagën bazë.
5. Vendimi nr.573, datë 3.7.2013, i Këshillit të Ministrave, “Për përcaktimin e pagës minimale në shkallë vendi”, shfuqizohet.

Link

Për çdo informacion mund të na kontaktoni.
Ekipi i Payroll
Shërbimi i Klientit

ISD, Financa5