Njoftim mbi ndryshimet në ligj për shkallën tatimore

Infosoft Software Developer njofton klientët dhe partnerët e programit Financa5 mbi ndryshimet në ligj për shkallën tatimore për ofruesit e shërbimt të akomodimit.

ISD mundëson gjenerimin e Librave sipas formatit të ri të përshtatur me ndryshimin e shkallës tatimore të tatimit mbi vlerën e shtuar, nga 20 % në 6%.

Me hyrjen në fuqi të ligjit Nr.71/2017 datё 27.04.2017 “Për njё shtesё nё Ligjin Nr. 92/2014, “Për tatimin mbi vlerën e shtuar”, të ndryshuar, ka filluar nga muaji Qershor të zbatohet, shkalla tatimore e reduktuar e tatimit mbi vlerën e shtuar, prej 6 për qind.
Kjo shkallë është e detyrueshme të zbatohet, për furnizimin e shërbimit të akomodimit në strukturat akomoduese, sipas kategorive të përcaktuara në legjislacionin e fushës së turizmit.

Të gjithë operatorët e furnizimit të shërbimit të akomodimit, që preken prej këtij ndryshimi, mund të shfrytëzojnë menjëherë, që në muajin e parë, mundësinë për të përfituar nga kjo shkallë e ulët taksimi.
Tatimpaguesit do të mund të regjistrojnë faturat e tyre me shkallën prej 6 për qind, në librat e shitjes të muajit Qershor, si periudhë tatimore dhe që dorëzohen, deri në datën 10 Korrik.
Link

Për çdo informacion dhe për përfitimin e këtij shërbimi na kontaktoni tek contact@isd.com.al ose +355 42 247 353.

Shërbimi i Klientit
ISD, Financa5

Për gjenerimin e Librave sipas formatit të ri lexoni artikujt:

Gjenerimi i Librave sipas formatit të ri të ndryshuar Financa5 versioni Standart.

Gjenerimi i Librave sipas formatit të ri të ndryshuar Financa5 versioni Enterprise.