Njoftim mbi disa ndryshime dhe shtesa në ligj për tatimin mbi vlerën e shtuar
Kompania Infosoft Software Developer bën me dije të gjithë përdoruesit e programit Financa 5 për disa ndryshime dhe shtesa në paketën fiskale 2019.
Me ndryshimin e ligjit të tvsh-së kompania ka përshtatur menjëherë formatet e librave të shitjes dhe blerjes duke i mundësuar klientëve gjenerimin e tyre nga programi Financa 5.
Bazuar në Ligjin nr. 96/2018, datë 3.12.2018, Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 92/2014, “Për tatimin mbi vlerën e shtuar në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, ju paraqesim ndryshimet si më poshtë, efektive nga 1 janar 2019.
Furnizimet me shkallë të reduktuar të TVSH
Në seksionin për furnizmet me shkallë të reduktuar të TVSH janë shtuar pikat si me poshtë:
• Shkalla e reduktuar TVSH prej 6% do të aplikohet për furnizimin e shërbimit të reklamave nga media audiovizive.
• Shkalla e reduktuar TVSH prej 6% do të aplikohet për furnizimin e librave të çdo lloji.
Si rrjedhim shfuqizohet trajtimi i furnizimeve të mësipërme si të përjashtuara nga TVSH.
• Është reduktuar shkalla e TVSH nga 20% në 6% për furnizimin e mjeteve të transportit publik tё licencuar të udhëtarëve me autobus me 9+1 vende ose më shumë, me motor elektrik.
• Shkalla 6 % do te aplikohet deri më 31 dhjetor 2021. Nga data 1 janar 2022 shkalla TVSH do të jetë 10 %.
Për informim më të detajuar mund të klikoni
https://www.tatime.gov.al/c/6/378/379/tatimi-mbi-vleren-e-shtuar
https://www.tatime.gov.al/d/8/45/0/847/ndryshimet-kryesore-te-paketes-fiskale-2019
Për çdo informacion dhe për përfitimin e këtij shërbimi na kontaktoni tek contact@isd.com.al ose +355 42 247 353.
Shërbimi i Klientit
ISD, Financa5
Për gjenerimin e Librave sipas formatit të ri lexoni artikujt:
Gjenerimi i Librave sipas formatit të ri të ndryshuar Financa5 versioni Standart.
Gjenerimi i Librave sipas formatit të ri të ndryshuar Financa5 versioni Enterprise.