Kompania jonë

Infosoft Software Developer (ISD) është themeluar në 1991, si kompania e parë private që operon në fushën e Informatikës Financiare dhe Shërbimeve IT.

ISD ka më shumë se 25 vite përvoje dhe ekspertize në ofrimin e shërbimeve IT të integruara për financë, kontabilitet, buxhet dhe organizim të burimeve njerëzore për biznese dhe institucione publike.

Gjatë viteve, ISD është rritur dhe ka adaptuar praktika që ofrojnë zgjidhje të shpejta dhe efektive përmes analizës, dizajnit, implementimit, testimit, instalimit dhe mirëmbjatjes së duhur.

Standardet e kompanisë sonë konfirmohen nga çertifikimet ISO / IT Mark / CMMI dhe nga më shumë se 5000 klientë besnikë.