Formati i ri i Librave Financa5 Standart

Gjenerimi i Librave sipas formatit të ri të ndryshuar Financa5 versioni Standart.

Botimi në Fletoren Zyrtare nr. 113, Maj 2017 është interpretuar dhe zbatuar në dy raportet financiare, të cilat aksesohen në programin Financa 5 versioni Standard:
“Liber Shitje – Udhëzim nr 71/2017 dt. 22/05/2017”
“Liber Blerje – Udhëzim nr. 71/2017 dt. 22/05/2017”.
Këto dy formate janë të pranishme në paketën e raporteve nën modulet përkatëse: Shitje dhe Blerje.

Për të gjeneruar formatin e Libër Shitje pas hapjes së sistemit Financa 5 Standard ndiqen hapat sipas rradhës:
Aktivizim i menusë Shitje -> Zgjedhje e nën menusë Raporte -> Nën nyjen ‘Fat.Emetuar’ zgjidhet raporti “Libër Shitje – Udhëzim nr 71/2017 dt. 22/05/2017” -> vendosen filtrat e nevojshëm dhe me pas shenja ‘Export rezultat në Excel’ ose afishim për ta parë raportin direkt nga programi pa e eksportuar.

Në mënyrë analoge për të gjeneruar formatin e Libër Blerje pas hapjes se sistemit Financa 5 Standart ndiqen hapat sipas rradhës:
Aktivizim i menusë Blerje → Zgjedhje e nën menuse Raporte → Nën nyjen ‘Detyrime’ zgjidhet raporti “Liber Blerje – Udhëzim nr. 71/2017 dt. 22/05/2017” → vendosen filtrat e nevojshëm dhe më pas shenja ‘Export rezultat në Excel’ ose afishim për ta parë raportin direkt nga programi pa e eksportuar.

Për subjektet të cilat kryejnë funksione hoteleri-akomodim është e nevojshme lidhja e shërbimit me kategorinë e Tvsh 6%.
Për të çelur këtë kategori nqs nuk është e hapur në programin Financa 5 ndiqen hapat sipas rradhës: Shitje → Çelje → Klasa Tvsh.

Lidhja e shërbimeve hoteleri-akomodim kryhet në menunë: Shitje → Çelje → Shërbime; ose faturat mund të regjistrohen duke vendosur direkt llog.704xx, në rast se nuk përdoren shërbimet në program.