Formati i ri i Librave 2018 Financa5 Enterprise

Gjenerimi i Librave sipas formatit të ri të ndryshuar Financa5 versioni Enterprise.

Botimi në Fletoren Zyrtare nr. 187, Dhjetor 2018 është interpretuar dhe zbatuar në dy raportet financiare, të cilat aksesohen në programin Financa 5 versioni Enterprise:
“Liber Shitje – Ligj nr 96/2018 dt. 03/12/2018”
“Liber Blerje – Ligj nr 96/2018 dt. 03/12/2018”
Këto dy formate janë të pranishme në paketën e raporteve nën modulet përkatëse: Shitje dhe Blerje.

Për të gjeneruar formatin e Libër Shitje pas hapjes së sistemit Financa 5 Enterprise ndiqen hapat sipas rradhës:
Aktivizim i menusë Shitje -> Zgjedhje e nën menusë Raporte -> Në nyjen ‘Fatura Shitje’ zgjidhet raporti “Liber Shitje –Ligj nr 96/2018 dt. 03/12/2018”-> vendosen filtrat e nevojshëm dhe me pas shenja ‘Export rezultat në Excel’ ose afishim për ta parë raportin direkt nga programi pa e eksportuar.

Në mënyrë analoge për të gjeneruar formatin e Libër Blerje pas hapjes se sistemit Financa 5 Enterprise ndiqen hapat sipas rradhës:
Aktivizim i menusë Blerje → Zgjedhje e nën menuse Raporte → Nën nyjen ‘Detyrime’ zgjidhet raporti “Liber Blerje – Ligj nr 96/2018 dt. 03/12/2018”→ vendosen filtrat e nevojshëm dhe më pas shenja ‘Export rezultat në Excel’ ose afishim për ta parë raportin direkt nga programi pa e eksportuar.

Për subjektet të cilat kryejnë funksione hoteleri-akomodim, reklamat por edhe librat/revistat te cdo kategorie është e nevojshme lidhja e shërbimit dhe artikullit me kategorinë e Tvsh 6%.E njëjta gjë vlen edhe për rastin e TVSH 10%, ndryshimi per furnizimin e mjeteve të transportit publik të licencuar të udhëtarëve me autobus me nëntë plus një vende ose më shumë, vetëm me motor elektrik, është 6% deri në datën 31 dhjetor 2021. Nga data 1 janar 2022 shkalla e reduktuar e tatimit mbi vlerën e shtuar që aplikohet për këtë furnizim është 10%.
Për të çelur këto kategori nqs nuk janë hapur në programin Financa 5 ndiqen hapat sipas rradhës: Shitje → Çelje → Klasa Tvsh ( 6% dhe 10% )

Lidhja e shërbimeve hoteleri-akomodim, reklamave kryhet në menunë: Shitje → Çelje → Shërbime; ose faturat mund të regjistrohen duke vendosur direkt llog.704xx, në rast se nuk përdoren shërbimet në program.
Ndërsa për rastin e të gjithë kategorive të librave të hapur si artikuj,pas ndryshimeve fiskale do të lidhen me klasën e re të Tvsh 6%: Inventar → Artikuj → Klasa e TVSH; ose faturat mund të regjistrohen duke vendosur direkt llog.704xx, në rast se nuk përdoren si artikuj në program.

Më poshte gjeni galerinë me foto për sqarimet e lartpërmendura.

Kujdes tek blerjet nga importi duhet patur parasysh çelja e tatimit TVSH në doganë në nivelet e ndryshme (0/6/10/20%), si edhe në rastin kur blerjet janë investim duhet shoqëruar me chekimin investim (tek fleta doganore dhe tek fatura e blerjes).
Zgjedhja e duhur e klasës së tvsh tek fatura e blerjes, përcakton saktë edhe kolonën ku duhet të pasqyrohet fatura tek libri i blerjes.