Fiskalizimi, ISD Kompania Nr. 1 software e cila certifikohet nga DPT dhe AKSHI.

Infosoft Software Developer (Financa 5)ne kuadër të procesit te fiskalizimit ju informon se është Kompania Nr. 1 e pajisur me certifikatën nga DPT dhe AKSHI si prodhues/mirëmbajtës të zgjidhjeve software-ike.

Sic edhe jeni informuar nga data 1 janari 2021 do të nisë procesi i fiskalizimit, fazë e cila do të jetë për të gjitha bizneset që kanë marrëdhenie me shtetin.
Stafi i Financa 5 ka finalizuar me sukses ndryshimet e nevojshme në
strukturën e software për tju përshtatur procesit të fiskalizimit.
Këto ndryshime do tu kalohen përdoruesve nëpërmjet një Update-i.
Impakti që do të ketë tek përdoruesit e Finances 5 do të jetë minimal dhe Update nuk do të ndryshojë metodikën e procesit tuaj të punës.

Fillimisht të gjithë tatimpaguesit do të duhet të bëjnë aplikim tek institucioni përgjegjës AKSHI i cili do të lëshojë certifikatën elektronike.
Ky aplikim bëhet tek faqja e E-albania dhe për cdo paqartësi në lidhje me këtë proces telefononi suportin e E-albania.

Shumë shpejt nëpërmjet një njoftimi të dytë do tju japim udhëzimet përkatesë se si do të procedojme me upadate-in e sistemit.

Për informacione të mëtejshme jemi në dispozicionin tuaj nëpërmjet kontakteve tona contact@isd.com.al ose +355 42 247 353.

Faleminderit për bashkëpunimin!

Shërbimi i Klientit

ISD, Financa5