EShop

Manaxhim i Porosive Online

Zgjidhje për Agjentë dhe Klientë

EShop

EShop propozon një zgjidhje inovative për manaxhimin e porosive nga Agjentë e Klientë online edhe përmes pajisjeve mobile.

Na Kontaktoni

Na telefononi +355 69 206 6652 për më shumë informacion.

 Platformë eCommerce B2B

EShop është zgjedhja e duhur për të realizuar porosi direkte, online dhe nga distanca duke lehtësuar aktivitetin tuaj të shitjes.
Përmes këtij programi është i mundur prezantimi në mënyrë efikase i produkteve, me përshkrim të detajuar e imazhet përkatëse dhe pranimi i porosive në mënyrë të saktë e të thjeshtë.

Produkte

Pamje në kohë reale mbi gjendjen e produkteve e në mënyrë të shpejtë mund të merret informacion mbi karakteristikat e tyre dhe nëse produkti ndodhet në stok. Produktet janë të listuara dhe lehtësisht të gjendshëm në kërkim të avancuar me modalitete të ndryshme: me Kod, Barkod, Çmim, Përshkrim dhe Grup produktesh.

Lista çmimesh

Lista çmimesh në bazë të klientëve në përshtatje me nevojat e biznesit. Modifikim të produkteve specifike nga ofetat promocionale. Vendosje minimumi/maksimumi për produktet.

Shporta

Shporta jep informacion të përmbledhur për produktet e përzgjedhura nga Agjenti/Klienti: Sasinë, Çmimet, totalin e Shportës.
Është tepër fleksibël për të shtuar e larguar produkte në sasi dhe lloj, gjithashtu ofron një pamje të situatës kontabile gjatë dhe në fund të shtimit/largimit të produkteve dhe sasive. Modifikimi në shportë është tepër praktik: direkt nga lista e produkteve ose nga çdo produkt i veçantë. Manaxhimi i disa shportave njëkohësisht nga ana e agjenteve.

Konsultim dhe ndjekje porosie

Njoftim me email për ndryshimin e statusit të porosisë duke mundësuar monitorim, ndjekje, pamje të invetarit, faturim, etj.

Historik

Historik të porosive për çdo përdorues. Prezantim dhe dërgim porosie on-line. Mundësi faturimi në monedha të ndryshme.

Raporte analitike

Integrim me Google Analytics: matje të marketingut në rrjet, të dhëna në kohë reale dhe raporte mbi vizitorët dhe klientët e programit tuaj.

Integrime

Për të mundësuar amplifikimin e mëtejshëm të funksioneve, ky program integrohet me programet e mëposhtme:

Mobile System: Program për manaxhimin dhe administrimin e magazinës.
Financa5:  Program financiar plotësisht i kompletuar dhe fleksibël për mbajtjen e kontabilitetit të një biznesi.

Trajnim, Asistencë

EShop është i lehtë në përdorim. Stafi juaj aftësohet për përdorimin e tij shpejt.
ISD ju ndihmon dhe ndjek me shërbime për instalimin, konfigurimin, trajnimin në vend dhe suport në vazhdimësi online e onsite sipas nevojës.