Cyber Security

Infosoft Software Developer dëshiron t’ju njoftojë lidhur me çështjet e sigurisë bazuar në sulmin e fundit kibernetik.

WannaCry është një virus që godet kompjuterat me sistemin Microsoft Windows.

Të premten 12 Maj 2017, virusi infektoi më shumë se 10,000 organizata e biznese dhe 200,000 kompjutera individualë në 150 shtete.Virusi shpërndahet në mënyra të ndryshme: si email phishing ose si computer worm. Virusi enkripton file duke i bërë të paaksesueshëm dhe përhapet në kompjuterat e tjerë. Sulmon gjithashtu edhe filet e arkivuara që mund të keni duke mos ju lejuar rikthimin e tyre. Viktimave u kërkohet pagesë.

Në këtë kuadër, bizneset duhet të fuqizojnë mbrojtjen e të dhënave dhe punës së tyre.

Infosoft Software Developer ju mbështet në ngritjen e shërbimeve të mbrojtjes në internet përmes:

  • Instalim antivirus Kaspersky ose Bitdefender.
  • Update antivirusi Kaspersky ose Bitdefender.
  • Skanime dhe kontrolle për viruse.
  • Update sistemi windows.
  • Ngritje network sigurie.

dhe ju kujton të:

  • Mos hapni apo klikoni emaile të dyshimta.
  • Krijoni back up të dokumentave tuaj.
  • Përdorni passworde të sigurta.

Të gjithë klientët Kaspersky ose Bitdefender janë të mbrojtur nga Eternal Blue, WannaCry virus.

Për çdo informacion mund të na kontaktoni.

Shërbimi i Klientit

ISD, Financa5