Autoservis

 Manaxhim të shërbimeve për automjete

Zgjidhje e automatizuar për administrimin, manaxhimin dhe shitjen e shërbimeve e pjesëve për automjete.

Autoservis

Programi Autoservis është ndërtuar për bizneset që ofrojnë shërbime për automjete.

Na Kontaktoni

Na telefononi +355 69 206 6652 për më shumë informacion.

Një program efektiv që plotëson nevojat tuaja të punës

Përfitoni benefitetet e një programi që plotëson nevojat tuaja të punës dhe karakteristikat e automatizmit të realizimit dhe shitjes së shërbimeve, kontroll mbi pjesët e këmbimit, historik i shërbimeve të automjeteve, rekomandime për shërbime të ardhshme, kalendar, prenotime shërbimesh, etj.

  • Modul pritje e klientit që gjeneron në mënyrë të menjëhershme urdhër pune.
  • Kontroll inventari për të maksimizuar fitimin.
  • Raporte për të ofruar një shërbim më të kujdesshëm klientëve tuaj.

Urdhër Pune

Dokumenti i Urdhërit të Punës realizon lidhjen e dokumentit të pritjes me konstatimin teknik. Fazat e ndryshme të procesit lehtësohen nga programi:

  • Hapja e Urdhërit të Punës dhe ngarkim i personelit me detyrat përkatëse.
  • Nisja dhe mbyllja e punës për çdo urdhër pune, me mundësinë e ndjekjes nga klienti të fazave të punës.
  • Përshkrim të kontrolleve të brendshme dhe të jashtme të automjetit.
  • Raportime pamore të dëmeve/mungesave mbi mjetin në pjesët specifike.
  • Deklarim i orëve të punës, komente, rekomandime teknike.

Shërbime standarde
Mundësi për të përcaktuar dhe realizuar shërbime standarde me modele të gatshme dhe të personalizuara sipas kërkesave të biznesit për një shërbim cilësor dhe të kujdesshëm ndaj klientit.

Shitje

Programi Autoservis ju ndihmon të manaxhoni shitjet përmes:

  • Faturë për klientin.
  • Krijim dhe printim Fature dhe Urdhër Pune në mënyrë të shpejtë.
  • Formate të personalizuara faturash dhe raportesh.
  • Ndjekje e punës sipas fazave të realizimit.
  • Shitje direkte pa Urdhër Pune të pjesëve të këmbimit.
  • Regjistrimi me vlerë të shërbimeve bazë ndaj makinës.
  • Regjistrim të shërbimeve shtesë pas marrjes së mjetit me aprovim nga klienti për këto punime.
  • Identifikim dhe ndjekje të stadeve të shërbimit sipas rrjedhës së përcaktuar të punës.
  • Formular i kontrollit të cilësisë së punës së kryer nga tekniku mbi mjetin nga person përgjegjës.
  • Historik të klientit duke përfshirë edhe historik pagesash.

Integrime

Për të mundësuar amplifikimin e mëtejshëm të funksioneve, ky program integrohet me programet e mëposhtme:

Mobile System: Program për manaxhimin dhe administrimin e magazinës.
Financa5:  Program financiar plotësisht i kompletuar dhe fleksibël për mbajtjen e kontabilitetit të një biznesi.

Trajnim, Asistencë, Hardware

Autoservis është i lehtë në përdorim. Stafi juaj aftësohet për përdorimin e tij shpejt.
ISD ju ndihmon dhe ndjek me shërbime për instalimin, konfigurimin, trajnimin në vend dhe suport në vazhdimësi online e onsite sipas nevojës.

Autoservis punon edhe me tablet me sistemin Windows.