Inxhinieri Informatike

për më shumë së 30 vite

Sisteme ERP të dedikuara drejt ecurisë së biznesit
Zgjidhje financiare dhe kontabël
Suport teknik dhe shërbim i shpejtë remote ose në terren
Konsultim informatik nga ekspertë të fushës
Zhvillim platforma Cloud sipas modelit SaaS
Zhvillim aplikacionesh Web dhe Desktop
Zhvillim aplikacionesh Mobile
Mirëmbajtje dhe suport sipas nevojave të biznesit tuaj

Infosoft Software Developer

ISD është themeluar në Qershor të vitit 1991, duke e bere atë kompaninë teknologjike të parë private në Shqipëri e cila operon në fushën e Informatikës Financiare dhe Shërbimeve IT.

ISD zotëron një eksperiencë dhe ekspertizë prej më shumë se 31 vitesh, duke ju ofruar shërbime IT dhe sisteme ERP të integruara për finance, kontabilitet, shitje, blerje, inventarizim, magazinim, buxhetim, sigurim, organizim të burimeve njerëzore dhe administrim të aseteve për biznese private dhe institucione publike.

Në këto 31 vjet, ISD vazhdimisht ka adaptuar praktika moderne që ofrojnë zgjidhje të shpejta dhe efektive përmes analizës, dizejnimit, implementimit, testimit, instalimit dhe mirëmbjatjes së provuar sipas standardeve ndërkombetare.
Standardet e kompanisë sonë konfirmohen nga çertifikimet ISO / IT Mark / CMMI.


Kompania jonë cilësohet e para për zgjidhje financiare në Shqiperi, Kosovë dhe Maqedoni. Eksperienca e fituar ndër këto vite është ajo cfarë na bën ndryshe në treg.

Ofrojmë software dhe shërbime për çdo tipar të menaxhimit të një biznesi duke përfshirë administrimin e burimeve të brëndshme si dhe organizimin, automatizimin dhe modernizimin të veprimtarisë të një biznesi apo entitetit publik.

Nëse bashkëpunoni me kompaninë tone ju do të përfitoni cilesinë më të mirë, çmimin më të mirë dhe mund të përqëndroheni në aspektet më të rëndësishme, sic është rritja e biznesit tuaj.

Në varësi të nevojave dhe kërkesave tuaja, ne mund të ju shërbejmë si një mbajtës bilanci, një llogaritar, part-time CFO, këshillitar apo si dhe një departament i tërë biznesi.


Infosoft Software Developer është kompania e parë në Shqipëri që ofron aplikacione Web, Desktop, dhe Mobile të realizuara me platforma moderne duke dhënë zgjidhje të automatizuara, inteligjente, efektive dhe të shkallëzueshme.

Me ekspertizë dhe njohuri të thellë në fushën e zhvillimit informatik, ISD u shërben klientëve në mënyrë efektive për të plotësuar kërkesat nga një spektër i gjërë biznesesh.

Gjithashtu, kompania jone ka realizuar një numër të madh aplikacionesh Web, Mobile dhe Desktop për kompani të medha dhe të vogla, duke ofruar zgjidhje moderne dhe koherente.


Software as a Service (SaaS)

Kompania jonë ofron software sipas modelit SaaS. Ju mund të përdorni programet që ne ofrojmë për periudhën kohore që ju nevojitet, duke u abonuar për aksesin e tyre pa patur nevojë te blini të gjithë produktin.

Hosting

ISD ju mundëson serverat e saj me të cilët ofron ruajtjen e të dhënave dhe akses online të aplikacioneve tuaja. Me këtë shërbim ju thjesht hapni browserin, logoheni dhe vazhdoni të përdorni aplikacionin tuaj.


Kompania jonë krijon aplikacione të përshtatshme dhe të personalizuara për çdo kompani, nëpërmjet një studimi të detajuar përpara ndërtimit dhe implementimit të aplikacionit. Pjesë e këtij proçesi është konsultimi i vazhdueshëm, si përpara si dhe pas implementimit, për përmirësime të mundshme të software-it të dorëzuar. Ne sigurohemi që çdo aplikacion që ndërtojmë miratohet nga subjekti porositës.

Gjithashtu ISD ofron trajnues me eksperiencë dhe suport për mirëmbajtjen e çdo software-i që ndërtojmë.

T'ju vijmë në ndihmë bizneseve të vogla dhe të mëdha duke mundësuar modernizim, automatizim dhe saktësi dhe duke ofruar integritet e kënaqësi për klientët dhe partnerët tane.

  • Integritet
  • Besueshmëri
  • Saktësi
  • Përgjegjësi
  • Bashkëpunim
  • Pasion

Disa nga Klientët e ISD


Sektori Privat


Sektori Publik

Histori zhvillimesh ne ISD

Versionet e programit Finance zhvilluar në Ms-Dos
  • Financa 1

    1992-1993

  • Financa 1.01

    1993

  • Financa 2

    1994

  • Financa 3.0

    1995

  • Financa 4.0

    1996

  • Financa Nt
    (Windows)

    2001-2003

  • Financa POS
    (Pike shitje version Access)

    2005

  • Financa5

    2008

  • Financa5 Enterprise

    2018

  • Financa5 me Fiskalizim
    (Enterprise dhe Standart)

    2020-2021

Biznes - Sistemi Financiar i përdorur nga organet Tatimore në gjithë vendin. Program, i implementuar në gjithë degët tatimore të Shqipërisë, për kontrollin e subjekteve dhe tatim paguesve nga organi Tatimor.
  • Biznes 1.0

    1993

  • Biznes 2.0

    1996

  • Biznes version Millenium

    2000

  • Biznes 3.0

    2001

Program per rregjistrimin e Kasave të tatim paguesve
  • Kase 1.0

    1995

Program për konvertimet e monedhave për kompani exchange
  • Exchange 1.0

    2000

  • Exchange 2.0

    2012

Program për menaxhimin e pagave dhe burimeve njerëzore
  • Payroll 1.0
    (Ms-Dos)

    1996

  • Payroll 2.0
    (Windows)

    2000

  • Payroll 3.0

    2016

Program për shitjet Online të siguracioneve
  • Program per shitjen e siguracioneve
    tek kompanite e sigurimeve

    2005

  • Program per shitjen e siguracioneve
    tek Sicred

    2018

Program për ndjekje të plotë të aktivitetit të një njësie Bar ose Restorant
  • Program Bar - Restorant

    2008

Program për ndjekje të plotë të aktivitetit të çdo njesie tregtare dyqane, supermarket, njësi tregtare etj. me aktivitet shitje direkt tek klienti
  • Program POS
    (Pike Shitje)

    2009

  • Sistemi MobSys

    2012

  • Aplikacioni Servis

    2016

  • Aplikacioni Distribucion
    (Mobile Systems)

    2016

  • Aplikacioni per
    Magazinat - Logjistike

    2019

Zhvillime të programeve të ISD sipas ndryshimeve të planit Shtetëror.
  • Ndryshimi i Planit Kontabël nga
    ministria e Financave

    1993

  • Prezantimi i sistemit TVSH
    (Ne vend te Tatim Qarkullimit)

    1996

  • Implementimi i sistemit te
    Fiskalizimit nga qeveria

    2020-2021