Store App

Program me palmar për menaxhimin dhe inventarizimin e artikujve të aktivitetit tuaj, skanimin e barkodeve dhe printimin e etiketave.
Program android me palmar për menaxhimin e artikujve dhe magazinave për cdo dyqan/market/supermarket etj.
Skanimi i artikujve me palmar, përcaktimi i gjëndjes së tyre me sasi dhe shtimi në modulin Inventar.
Integrim me sistemet financiare si Financa5 dhe me programin qendror në desktop. I certifikuar për fiskalizim.
Mundësi krijimi dhe printimi të etiketave për artikujt. I pajisur me module për Fatura, Porosi dhe Transferta.

Inventar, Fatura dhe Etiketa

Zgjidhje për dyqane, markete, supermarkete etj.

Store App është program me palmar për menaxhimin dhe inventarizimin e artikujve dhe magazinave. Programi është i integruar dhe i sinkronizuar me sistemet financiare si Financa5, në menyrë të tillë që të aksesohen artikujt, cmimet, barkodet, klientët, gjëndja dhe cdo aset tjetër i nevojshëm.
Me anë të palmarit:
Mund të kryeni veprime mbi artikujt, të skanoni barkode ose të kërkoni produktin sipas emrit, të vendosni datën e skadencës, të përcaktoni gjëndjen fizike të magazinës dhe të bëni inventarin e artikujve.

  • Krijoni Fatura Shitje të fiskalizuara, Porosi dhe Fatura Blerje për furnitorët
  • Kryeni Dokumenta Transferte për transferimin e artikujve nëpër magazina të ndryshme
  • Cdo dokument dhe faturë mund të krijohet duke zgjedhur artikullin, klientin apo furnitorin në listat e tyre përkatëse në program
  • Store App ofron mundësinë e krijimit dhe printimit të etiketave për artikujt dhe për raftet
  • Etiketat mund të jenë në permasa të ndryshme dhe të printohen duke përzgjedhur sasinë që dëshironi
  • Është e nevojshme pajisja me një printer portativ specifik për printimin e etiketave

Trajnim & Asistencë

ISD ju vjen në ndihmë duke ofruar shërbime për instalimin, konfigurimin, trajnimin në vend dhe suport në vazhdimësi online apo onsite sipas nevojës.

Shtoni kapacitetin e moduleve tuaja

Store Appofron mundësi të integrimit me programet e mëposhtme:

Financa5 Enterprise

Sistem ERP i dedikuar për ndjekjen në kohë reale të aktivitetit financiar, kontabël, menaxherial etj. për kompani me natyrë të ndryshme aktiviteti.

Mobile Systems

Program në desktop, i cili konsiston në sistem qendror dhe menaxherial për aplikacionet në palmar.