

Program shitjesh BAR i certifikuar për fiskalizim. I pajisur me module për krijimin dhe menaxhimin e porosive dhe faturave.

Aplikacioni mobile BAR shërben për marrjen e porosive dhe faturim drejtpërdrejt nga tavolina e klientit.

Integrim i plotë me sistemet financiare si Financa5, për të shtuar funksionalitete mbi modulet.

Fiskalizim i faturave në kohë reale. Mundësi kontrolli dhe akses i plotë mbi artikujt, tavolinat, porositë dhe shitjet.
Zgjidhje për çdo Bar-Restorant
Menaxhim të shitjeve, faturave, porosive, personelit dhe
raporteve të shitjes për barin apo restorantin tuaj.
Programi BAR realizon shitjet e aktivitetit për Bar, Kafe, Restorant dhe cdo biznes tjetër i ngjashëm.
Është i dizenjuar si aplikacion Desktop dhe Mobile, të cilët kanë funksionalitete të njëjta. Të dy aplikacionet janë të strukturuar në mënyrë të tillë që të lidhen me njëra tjetrën dhe të mund të integrohen me sistemet financiare si Financa5. Nëpërmjet integrimit, nga sistemi financiar aksesohen artikujt, cmimet, klientët dhe cdo aset tjetër i nevojshëm.
Me anë të programit Bar, jepet mundësia e krijimit të faturave të fiskalizuara, marrja e porosive, menaxhimi i shitjeve dhe i personelit nëpërmjet gjenerimit të raporteve të ndryshme ditore/mujore/sipas dëshirës.
Cdo përdorues i programit në desktop apo mobile ka mundësi kontrolli dhe aksesi në veprimet mbi artikujt, tavolinat, porositë dhe shitjet e bar/restorantit.
Programi ofron siguri maksimale për procesin e shitjes edhe kur ndodh shkëputje rrjeti, transaksionet kryhen dhe sinkronizohen me rilidhjen e tij.
Bar Manager App
Aplikacion mobile për menaxherët e barit apo restorantit tuaj,
Strukturë e lidhur me programin e shitjes Bar & Restaurant

Ofron monitorimin në kohë reale të aktivitetit të shitjes nga programi BAR

Kontrollon performancën me anë të shfaqjes dhe gjenerimit të raporteve të ndryshme
